Showbiz

Njerëzit dhe banorët mendojnë se Bledi Mane ka hyrë në “BBVA” për të sulmuar Luizin dhe kanë arsye

Njerëzit dhe banorët mendojnë se Bledi Mane ka hyrë në

Mbrëmë, në shtëpinë e “BBVA”, mes hyrjeve të reja ishte edhe gazetari kontravers, Bledi Mane, i cili duket se u ambientua shpejt me shtëpinë. Gjatë natës, Bledi u duk se ia kishte vënë syrin Luizit dhe nuk i kurseu disa kunja drejtuar banorit.

Menjëherë, një përshtypje mbi situatën krijoi Armaldo a.k.a Maestro, i cili është i mendimit se Bledi Mane është futur me një qëllim: Të sulmojë Luizin.

“Ka ardhur me qëllim të qartë: të të godasë ty. Ti do të rrish ta studiosh dhe ta shohësh me qetësi. Po i dhe rëndësi, ai do të dalë në Prime. Ai këtë do”, e këshilloi Armaldo – Luizin.

“Ai ka si synim që me qetësinë e tij dhe me bagazhin që ka, të arrijë qëllimin dhe të luftojë vetëm me ty. Vetëm për ty ka ardhur, për asnjë tjetër. Ai nuk ka as turp e as sedër, ka ardhur njësoj si ti dhe do të jetë shumë problematik”, shtoi tenori.

Të njëjtin mendim ndan edhe Nita, e cila i tha Luizit se Bledi do të kapet me të. “Paska hyrë me mision”, u shpreh Nita.

“Mbaje mend! Ai e di shumë mirë se ç’po bën. Ka hyrë me mision”, tha banorja.

Por, publiku çfarë thotë?

Shumica e njerëzve mendojnë njëjtë si Armaldo dhe Nita. Përgjithësisht, ata akuzojnë produksionin se ka futur Bledin për të sulmuar Luizin.

Njerëzit dhe banorët mendojnë se Bledi Mane ka hyrë në

Njerëzit dhe banorët mendojnë se Bledi Mane ka hyrë në

Në fakt, Bledi që prej momentit që hyri, iu drejtua me disa kunja Luizit. Fillimisht, e pyeti nëse ka më shumë ushtarë se Olta. “Por, ndonjëherë ushtrinë e madhe nuk e menaxhon dot dhe të del nga duart”, tha Bledi.

Për marrëdhënien me Kiarën i tha: “S’je shumë i besueshëm. Unë flas si i jashtëm”.

Më pas, ai u shpreh se: “I ngordh këto parashikimet se ndoshta ke nuhatjen e një njeriu që e njeh bastin. Ti je frikacak dhe i trembesh çdo njeriu”.

Bledi i tha edhe se "është i paqendrueshëm mendërisht dhe se në një moment të jep mendimin se je tolerant, në një moment bërtet. Je pak bipolar".

Bledi Mane është shprehur edhe disa javë më parë në “E Diell”, duke thënë: "Luizin e njoh pak a shumë personalisht. Është një djalë çapkën, i cili ka dështuar si këngëtar, por ka triumfuar si aktor. Një diplomat që ka dështuar, por ka triumfuar si aktor. Një djalë që ka një ves, bixhozin, dhe uroj që kur të dalë mos ta ketë“.

Poll

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

.

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium