Muzika

Beyoncé bën histori në Grammy 2023

Shkruar nga Anabel

6 Shkurt 2023

Beyoncé bën histori në Grammy 2023

Beyoncé i kujtoi edhe një herë botës se është me të vërtetë Queen B. Ajo theu rekord në Grammy Awards 2023 duke u bërë artistja me më shumë çmime Grammy në histori, me 32 trofe gramafoni.

Katër çmimet e saj në ceremoninë e këtij viti thyen rekordin e vendosur nga dirigjenti Georg Solti, i cili fitoi 31 çmime dhe vdiq në vitin 1997.

Beyoncé bën histori në Grammy 2023

"Po përpiqem të mos jem shumë emocionale," tha ajo, ndërsa burri i saj, Jay-Z, qëndronte në këmbë dhe e duartrokiste.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Beyonce? (@beyonce)

Kënga e saj “Break my soul” u vlerësua si kënga më e mirë në kategorinë dance/electronic, “Cuff It” si kënga më e mirë R&B, ndërsa “Plastif off the sofa” si performanca më e mirë R&B. Albumi i saj “Renaissance” fitoi çmimi “Albumi më i mirë dance/electronic”.