Astro Fun

Si ndikon Hëna e plotë në Luan në shenjën tënde?

Shkruar nga Anabel

5 Shkurt 2023

Si ndikon Hëna e plotë në Luan në shenjën tënde?
Getty/Margie Rischiotto

Sot (më 5 shkurt), Hëna e plotë në Luan do të bashkëveprojë me Diellin në Ujor. Duke qenë se Ujori është një shenjë që, sipas mitologjisë greke, lidhet me Kronos, zotin e kohës, është momenti të bësh një rezyme se ku ke nisur dhe çfarë ke arritur gjatë kësaj periudhe.

Si ndikon Hëna e plotë në Luan në shenjën tënde, e zbulon më poshtë:

Dashi

Na duket sikur e ke harruar pak ndikimin që ke në botë. Merr kohën e duhur që të rikthesh fuqinë dhe energjinë tënde. Nuk mban përgjegjësi për çdo problem që ndodh vërdallë, por për mënyrën se si ti e menaxhon kohën dhe ku e përqendron vëmendjen tënde, je totalisht përgjegjës. Mendo, planifiko, vepro!

Demi

Inati mund të të çojë në vetëshkatërrim, i dashur Dem. Gjatë gjithë kësaj periudhe që të ka testuar nervat, mund të kesh kuptuar që energjia jote ka pësuar dëme të mëdha.

Nuk ka rëndësi se sa mllef ndjen, vijo të ecësh përpara dhe të shërohesh duke mbajtur pranë vetes miq të mirë, duke bërë biseda të rëndësishme dhe duke përqafuar zakone të shëndetshme.

Binjakët

Mos ua shpreh dashurinë më të pastër personave që nuk e meritojnë, apo më keq akoma, as nuk e vënë re. Këta njerëz e dinë që ti i do, i kuptojnë shumë mirë ndjesitë e tua, por tani afër, nuk e kanë në plan të ndërrojnë mendje. Në këtë Hënë të plotë, ji më i/e vetëdijshëm/me për mënyrën se si shpreh veten dhe kur duhet, hesht.

Gaforrja

Çfarë periudhe e mrekullueshme për të identifikuar vlerat dhe parimet e tua, e dashur Gaforre! Konfliktin dhe gjithçka përreth, do të kesh mundësi ta shohësh në një qasje tjetër, e cila me shumë gjasa do të të lëndojë pak. Gjithsesi, merr kohën e duhur që të prekesh, lëndohesh dhe shërohesh.

Luani

Ti mund të kesh qëllimet më të mira ndaj dikujt dhe sigurisht, ndaj vetes dhe kjo Hënë e plotë të ndihmon shumë që të shkëputesh nga situata që të acarojnë.

Universi do të të prezantojë me mënyra të reja dëshpërimi dhe zhgënjimi që vijnë pikërisht nga njerëzit. Do apo nuk do ti, ky është një rregull universal dhe edhe Luani nuk bën përjashtime. Kjo periudhë do të të ndihmojë të reflektosh, ndryshosh dhe të transformohesh.

Virgjëresha

Të jetosh me fiksime është e vështirë, apo jo? Nëse kjo mënyrë jetese nuk të përshtatet, ndryshoje Virgjëreshë. Shkëputu nga situata, bëj gjëra të tjera, sepse ti nuk je një pemë dhe mund të lëvizësh.

E dimë, të ndryshosh rutinën tënde është e vështirë, por ndoshta ka ardhur momenti të hedhësh një sy mbi gjendjen momentale. Ji më vigjilent/e ndaj mendimeve të tua dhe konsidero gjërat për të cilat ke vërtet nevojë.
 
Peshorja

Edhe ti Peshore, merr ca shënime nga blloku i Virgjëreshës (sepse e dimë që e ka një të tillë). Gjatë kësaj periudhe, do të duhet t’i kushtosh më shumë kohë vetes.

A i ke kushtuar mjaftueshëm kohë kreativitetit, mendjes, shëndetit tënd dhe e ke lënë veten në plan të dytë për të përmbushur dëshirat e të tjerëve rreth teje? Nëse po, ka ardhur momenti të ndryshosh. Hëna e plotë është një thirrje që të fokusohesh te vetja dhe t’i japësh asaj gjithë vëmendjen që meriton.
 
Akrepi

Je bërë paksa hipokrit/e! Nuk po shpreh mendimet e tua dhe ato që ndjen në të vërtetë. Je bërë paragjykues/e, ke frikë nga shumë gjëra dhe je bërë një person i athët. Kjo athtësi ka çuar edhe në bullizëm ndaj njerëzve që të rrethojnë.

A është kjo ajo që do Akrep? Çfarëdo lloj gjëje që të të ketë lënduar, mund të themi që të ka bërë shumë dëm dhe po e reflekton kudo. Këtë periudhë, rimerr forcën tënde dhe shfaqu Akrepi misterioz, inteligjent dhe plot vetëbesim. Shfaqu Akrepi që je!
 
Shigjetari

Mënyra se si e shpreh veten është më e plotfuqishme se çdo fjalë që mund të thuash. Në një botë ku bisedat janë zëvendësuar me mesazhet, ti bëj të kundërtën: Kërko kontakt njerëzor. Ndaj idetë, pikëpamjet, përshtypjet e tua me njerëz interesantë.
 
Bricjapi

Jo, Bricjap! Mjaft mendove se ke dështuar dhe se nuk po fiton. Koha punon në mënyra misterioze dhe ndonjëherë, dështimet janë mësime shumë të vyera.

Ku është Bricjapi që ne njohim? Që nuk heq dorë nga asgjë dhe që ka durimin që të gjithë shenjat e kanë zili? Kupto që gjithçka është pjesë e një procesi dhe mos vono të orientosh velat në drejtimin e duhur.
 
Ujori

Mos ke etje Ujor? Domosdo! Sepse prej shumë kohësh ke zbrazur gotën tënde dhe ke mbushur atë të të tjerëve. Të gjithë e dinë që uji është resurs, por do shumë punë dhe nerva për ta rimbushur.

Mos harro që je thjesht njeri dhe mund të lodhesh dhe të thuash “jo” për gjërat që s’ndien t’i bësh. Mjaft shkele kufijtë e tu dhe bëj atë që di të bësh më mirë: Të sfidosh veten dhe të zgjerosh dijet e tua.
 
Peshqit

Ndoshta duhet të ngadalësosh pak, në mënyrë që të shijosh gjithçka dhe ta mbushësh shpirtin me gëzim.

Kjo Hënë e plotë të ndihmon të tejkalosh situatat e vështira që ke shmangur prej kohësh. Përballu me veten dhe plotëso dëshirat e tua. Sapo të njohësh pjesët e errëta të vetes, do të kesh mundësi të ndryshosh narrativën.

Artikuj të sugjeruar: