Marredhenie

Si ta festosh Shën Valentinin kur je më single se kurrë?

Shkruar nga Anabel

5 Shkurt 2023

Si ta festosh Shën Valentinin kur je më single se kurrë?
Khadija Horton//Getty Images

Të gjithë kemi qenë në të njëjtën situatë. Në vetëm një ditë, kemi parë kudo çifte të dashuruarish, që puthen, ecin dorë për dore, e shohin njëri-tjetrin me sytë plot shkëlqim dhe me vete kemi menduar: “Ewwhh”, por kemi fshehurazi, kemi dashur të jemi në vendin e tyre.
 
Nëse edhe në këtë Shën Valentin je në të njëjtën fazë, na lejo të të japim disa sugjerime se si ta kalosh Ditën e të Dashuruarve dhe të mbijetosh pa ndjerë nevojën e dikujt pranë teje.
 
Provo një recetë që ke shumë kohë që do ta bësh.

Pastro shtëpinë me themel.

Dil për shopping.

Merr një telefon një shoqe/shok single dhe bëni thashetheme.

Shih një film që s’ka lidhje me romanticitetin.

Lexo një libër që sërish s’ka lidhje me dashurinë.

Dil dhe argëtohu. Bëje vetëm!

Darko me veten, në një tryezë me qirinj dhe gotë vere.

Artikuj të sugjeruar: