Kinema & TV

 Së shpejti, një komedi mes dy aktoreve ikonike: Për çfarë do të flasë filmi?

Shkruar nga Anabel

3 Shkurt 2023

 Së shpejti, një komedi mes dy aktoreve ikonike: Për
Photo Credits: Christopher Polk

Julia Roberts dhe Jennifer Aniston do të luajnë në një komedi!

Nuk ka ende shumë detaje rreth filmit – përfshirë titullin ose datën e publikimit – por vetëm kasti dhe koncepti mjaftojnë për të na përfshirë të gjithëve.

Ja çfarë dihet deri tani:

Kush do të luajë në film? Julia Roberts, e freskët nga rikthimi i saj në komeditë romantike me “Tickets to Paradise” të vitit 2022, dhe Jennifer Aniston, një tjetër ikonë e filmave “rom-com”.

Në vitin 2016, Roberts dhe Aniston u shfaqën të dyja në filmin “Mother’s Day”. Atëherë, Aniston tha për Entertainment Tonight se të aktroje përkrah Roberts ishte frikësuese.

“[…] Sepse është Julia Roberts! O Zot i madh!”, u shpreh ajo.

Deadline raporton se kompania e prodhimit të Margot Robbie, LuckyChap Entertainment, do të prodhojë filmin, së bashku me kompaninë e Roberts, Red Om Films dhe kompaninë e Aniston, Echo Films.

Filmi ka të ngjarë të publikohet në kinema nëpër botë, përpara se të transmetohet në Amazon Prime. Regjisori do të jetë Max Barbakow, regjisori i "Palm Springs".

Burimi: Glamour