School & Career

Si të bëni përshtypje të mirë te shefi juaj

Ju dëshironi të bini në sy në punë, por kjo duhet të ndodh për arsyet e duhura. Është e rëndësishme të bësh një figurë të mirë te shefi ju. Nëse e bëni këtë, ai  do të ketë më shumë dëshirë t'ju japë përgjegjësi më të mëdha. Kjo sigurisht do të thotë promovim dhe ngritje në detyrë. Ja 9 mënyra sesi të lini përshtypje të mirë te shefi juaj.

1-Përdorni rregullat e mirësjelljes

Shefi juaj do ta vlerësojë nëse ju ndiqni rregullat e mirësjelljes të vendosura në zyrë, ashtu si punonjësit e tjerë. Për shembull: duhet të përdorni celularin ashtu siç duhet, të keni rregull në tryezën tuaj dhe të dini si të dërgoni email-et e punës për korrespondecat e biznesit.

2-Përballuni me gabimet tuaja

Kur ju bëni një gabim në punë, i cili është e pashmangshëm për të gjithë ne, pranojeni atë. Ju nuk duhet ta mohoni gabimin tuaj apo të drejtoni gishtin nga të tjerët. Përkundrazi, ju duhet të merrni përgjegjësitë dhe të gjeni mënyrat për ta rregulluar atë. Shefi juaj mund të mos jetë i lumtur që ju bëtë një gabim, por ai do të vlerësojë që ju u përgjigjët në mënyrën e duhur.

3-Njoftoni nëse jeni sëmurë

Mendoni se të shkoni në punë kur jeni sëmurë, në vend që të qëndroni në shtëpi, do të lërë përshtypje te shefi juaj? Shefat e arsyeshëm e dinë se një punonjës i sëmurë, jo vetëm që nuk është produktiv, por mund të përhap sëmundjen në zyrë, duke bërë edhe të tjerët joproduktiv gjithashtu. Njoftoni kur jeni sëmurë, kur është e nevojshme. Shefi dhe bashkëpunëtorët do ta vlerësojnë këtë gjë.

4-Bëjini ballë krizave dhe problemeve

Kur diçka e papritur ndodh në punë, kush bën më shumë përshtypje te shefi: punonjësi që është në panik apo ai që hidhet në aksion? Sigurisht shefi do të vlerësojë shumë punonjësin që përballet me krizat shpejt dhe në mënyrë efektive.

5-Mos flisni për temat që nuk duhet diskutuar

Qëndrimi larg diskutimeve që i bënë të tjerët të ndihen keq ose që sjell grindje në vendin e punës mund ta bëjë shefin tuaj të mos ju shoh pozitivisht, përkundrazi nëse evitoni këto diskutime e bën atë të mos mendojë keq për ju. Disa prej diskutimeve mund të jenë bisedat politike, religjonin, problemet shëndetësore dhe ato personale.

6-Menaxhoni kohën në mënyrë efektive

Aftësia juaj për të përfunduar projektet në kohën e duhur e ndihmon shefin tuaj të mendojë mirë për ju. Ju duhet të demonstroni se dini si të menaxhoni kohën tuaj në mënyrë efektive, në dorëzimin e projekteve në kohë ose edhe më herët nëse është e mundur.

7-Zgjidhni veshjen e duhur

Veshja e rrobave të duhura në punë dhe më e rëndësishmja- jo e veshjeve të gabuara, do të lërë një shije të mirë për ju. Ju duhet të visheni sipas rolin që keni në kompani. Nëse aspironi të bëheni lider në punë, vishuni si të tillë.

8-Evitoni ofendimin e punonjësve të tjerë

Shefi juaj do të vlerësojë nëse ju nuk bëni gjëra që ofendojnë punonjësit e tjerë. Gjithmonë tregoni respekt ndaj tyre. Gjëja e fundit që një shef dëshiron është të tërheq vëmëndjen ndaj sjelljeve të pahijshme të një prej punonjësve të tij.

9-Përfaqësoni kompaninë në mënyrën më të mirë në takime biznesi

Kur merrni pjesë në takime pune në emër të shefit tuaj, ky i fundit do të vlerësojë nësë ju bëni më të mirën e mundshme për të lënë një përshtypje të mirë. Vishuni në mënyrën e duhur, flisni në emër të shefit tuaj dhe sillini atij të gjitha informacionet.

Burimi: Career Planning

REELS

NË FESTIVALIN E FILMIT NË VENECIA, FILMI “THE VOICE OF HIND RAJAB” U PRIT ME NJË OVACION PREJ 23 MINUTASH, SHOQËRUAR ME THIRRJE “FREE PALESTINE”.

Po i juaji si ka reaguar?

Që sperma e salmonit është fantastike për rigjenerimin e lëkurës, me siguri e dini. Po a e dini që në Shqipëri ka ardhur Nucleofill, trajtimi më i avancuar me spermë salmoni që e përdorin VIP-at dhe njerëz mbi 100 vende në botë? Rinim, shkëlqim dhe efekt WOW, tani më afër se kurrë, falë @cfopharma_aesthetics

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣