Ka disa trende për të cilat jemi lutur të mos kthehen (xhinset me bel të ulët, pantallonat super të shkurtra, shapkat me push), por mesa duket, lutjet tona kanë përfunduar në vesh të shurdhër, sepse me shumë gjasa 2023-shi do të rikthejë pikërisht pantallonat dhe fundet shuuumë të shkurtra.
Ku e morëm vesh? Nga Hailey Bieber, e cila ka postuar në Instastory një foto ku shfaqet me një palë pantallona që ngjajnë më shumë me një rrip XXL dhe duken kështu:
Hailey i ka kombinuar me një bluzë të bardhë, xhaketë të gjatë lëkure alla Matrix dhe një palë stiletto të zeza. Duket yll, s’e vëmë në diskutim, por imagjino të bëhen prapë trend këto pantallona dhe pastaj të rikthehen xhinset me bel të ulët…
Në fakt, prej disa kohësh, gocat e famshme kanë veshur edhe fundet e viteve 2000 dhe nuk dimë ç’të mendojmë. Sepse me thënë të drejtën, kujtuam se këto mini pantallona dhe funde ishin harruar, meqë edhe Paris Hilton s’i vesh më, por qartazi, u gabuam.
Ja për shembull: Bella Hadid e ka veshur disa herë një fund mini:
Pastaj, u paraqit në sfilatat e "Miu Miu"
Pas "Miu Miu", e veshi Nicole Kidman
Dheee Zendaya
Pafshim, po shkoj të marr veten.