“Si dreqin e kapi flokët Bella?!” është pyetja që mundon rishtazi njerëzit në TikTok. Bella Hadid postoi një video me audio-n e “Affirmation Song” nga Snoop Dog dhe ndërkohë, po kapte flokët.
Njerëzit menjëherë vunë re që modelja, në fakt, nuk po përdorte as llastik dhe as kapëse flokësh, por vetë flokët e saj. Sigurisht, u konfuzuan dhe shtruan pyetjen se si arriti modelja të kapte flokët?
Komentuesit janë konfuzë dhe s'u vëmë dot faj.
Dikush, mbase e dha një përgjigje: "Ajo është Bella Hadid, mund të bëjë gjithçka", por prapë, sikur s'na bind:
Deri tani, mbetet enigmë, megjithatë kemi shpresa që Bella do t’i shohë komentet dhe do të na tregojë mënyrën përmes një video tutorial.
Artikuj të sugjeruar: