Kinema & TV

Beyoncé njofton turneun botëror ‘Renaissance’

Shkruar nga Anabel

2 Shkurt 2023

Beyoncé njofton turneun botëror ‘Renaissance’

Beyoncé njoftoi turneun botëror, të parin solo që pas vitit 2016, me 43 data në mbështetje të albumit të saj, “Renaissance”. Shfaqjet do të nisin në Suedi më 10 maj.

Si rrallëherë, Beyoncé ka shmangur realizimin e klipeve muzikore për albumin, që do të thotë se turneu i “Renaissance” do të jetë shansi i parë i fansave për të parë interpretimin vizual të këngëve si “Break My Soul, “Alien Superstar” dhe “Cuff It”.

Ajo mund të zbulojë detaje të tjera edhe gjatë ceremonisë së Grammy këtë fundjavë, ku është në garë për nëntë çmime, përfshirë “Albumin e vitit”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Beyonce? (@beyonce)

Beyoncé e konceptoi “Renaissance” si "një vend për të ëndërruar dhe për të gjetur arratisjen" gjatë pandemisë, duke u frymëzuar nga stili i këngëve disco dhe house të viteve ’70.  Ai ishte albumi më i vlerësuar i vitit 2022 dhe u cilësua si më i mirë i vitit nga Los Angeles Times, The New York Times, NPR, Pitchfork, Guardian dhe Rolling Stone.

“Renaissance” u nominua 9 herë për Grammy këtë vit, duke përfshirë “Albumin e vitit”, “Këngën e vitit” dhe  “Record of the Year.”