Celebrity

Paskërka një burrë në botë që ka refuzuar propozimin për martesë nga Madonna!

Shkruar nga Anabel

1 Shkurt 2023

Paskërka një burrë në botë që ka refuzuar
Instagram

Po, po, e lexuat saktë! Ekziston një burrë në botë që ka refuzuar kërkesën e Madonna-s për martesë dhe ai është Vanilla Ice, emri i vërtetë i së cilit është Robert Matthew Van Winkle.

Paskërka një burrë në botë që ka refuzuar
Getty Images


Reperi amerikan kujtoi kohën kur e refuzoi propozimin dhe kjo ka ndodhur në kulmin e suksesit të yllit të muzikës pop, në vitet ’90. Vanilla Ice tha se u takua me Madonna në një shfaqje ku ai do të përformonte në Los Angelos.
 
Reperi tha se pas performancës, Madonna i hidhte ca shikime seksi dhe nuk i kushtoi shumë rëndësi, sepse mendoi se ngacmimi nuk i referohej atij, por kur një mik i tha se Madonna donte të takohej me të, e mori më seriozisht, madje nuk mori dot veten.

“Nuk mund ta besoja! Isha i shokuar!”, tha reperi dhe shtoi se Madonna donte që shumë shpejt t’i çonte gjërat në një tjetër nivel. Madonna i propozoi për martesë dhe Vanilla Ice ishte i surprizuar!

“Gjërat po ecnin shumë shpejt, ishte çmenduri! Mendova se vetëm burrat mund të propozonin. Unë sapo kisha filluar karrierën, isha shumë i ri. Sa më shumë e mendoj situatën, aq më e çmendur më duket”, shtoi reperi.
 
Asokohe, Vanilla ishte në fillim të të 20-ave dhe Madonna 1 dekadë më e madhe. Ata dolën bashkë për më pak se një vit dhe më pas, sipas reperit, ndjenjat u zbehën.
 
Madonna ka folur për marrëdhënien e saj me Vanilla në librin e saj erotik “Sex”, ku më së shumti u përqendrua te raporti i tyre seksual.

Duke e cekur këtë pjesë, Vanila shtoi se: “Mund ta kisha paditur, por nuk doja. Nuk kisha nevojë për atë polemikë dhe e lashë të shkonte. Ajo në rrugën e saj dhe unë në timen. Ajo më telefonoi për një kohë shumë të gjatë dhe unë ia mbylla disa herë telefonin, por kjo ishte e gjitha”, përfundoi ai.

Artikuj të sugjeruar: