Celebrity

Përditshmëria e Gigi Hadid si mami, duket kaq e ëmbël

Shkruar nga Anabel

1 Shkurt 2023

Përditshmëria e Gigi Hadid si mami, duket kaq e ëmbël
Instagram

Gigi Hadid ka treguar si është të jesh nëna e 2-vjeçares Khai, vajzës së saj të vogël me ish-partnerin Zayn Malik.
 
Modelja ka ndarë detaje private rreth jetës së saj me vogëlushen dhe rutinën e përditshme. Gigi u shpreh se zgjohet kur i del gjumi Khai-t dhe së bashku përgatisin mëngjesin.

“Kurdo që i del gjumi Khai-t, zgjohem edhe unë”, tha Gigi. “Zakonsiht rreth 7:30-8:30. Kam një rutinë tipike mamaje. Konsumoj çdo gjë që ha Khai. I bëj çdo ditë petulla dhe salsiçe. Për Krishtlindje, ajo më pyeti se çfarë do t’i kërkoja Babagjyshit dhe i thashë se doja një tigan të ri për petullat. E porosita vetë një tigan të lezetshëm, ku çdo rreth ka formën e një kafshe, ndaj tani mund të kemi petulla në formë luani, apo në formë lama. Është shumë argëtuese”, u shpreh modelja.

Ndërsa për aktivitet fizik, Gigi shtoi se vrapon pas Khai-t. “Ecim shumë. Bëjmë yoga bashkë. Duke e marrë në krahë, vrapuar gjithë ditën dhe duke dalë në park, lëviz edhe unë”.
 
Gigi njihet si një person mjaft privat kur bëhet fjalë për të bijën. Ajo ka zgjedhur të mos e tregojë portretin e vogëlushes dhe e ka shmangur gjithmonë tematikën e bashkëprindërimit të Khai-t me ish-të dashurin, Zayn Malik. Dyshja pati një marrëdhënie të gjatë, me ulje-ngritje dhe i dhanë fund në tetor të vitit 2021, një vit pasi Khai lindi.
 
Sipas lajmeve të atëhershme, Zayn u përfshi në një debat me mamanë e Gigi-t, Yolanda-n dhe e qëlloi atë. Zayn i mohoi kategorikisht akuzat dhe që prej asaj kohe nuk është përfolur asnjëherë për arsyen e vërtetë të ndarjes. Gjithsesi, ata ruajnë raporte të mira dhe respekt të ndërsjelltë karshi njëri-tjetrit.

Artikuj të sugjeruar:

 

MOS I HUMBISNI