Klipi i fundit i Taylor Swift, “Lavender Haze”, ka ngjallur interes te publiku, përveç faktit se është Taylor, edhe prej personazhit “kryesor” në videoklip.
Fansat dhe aktivistët po admirojnë faktin se këngëtarja ka vendosur që një transgjinor të jetë pjesë e këngës.
“Fakti që në videoklipin e fundit të Taylor merr pjesë një aktor trans. Të dua Taylor Swift”, shkruan dikush në Twitter.
Të tjerë janë të lumtur që aktori dhe modeli Laith Ashley “pati këtë mundësi të mrekullueshme”.
Njerëzit, sigurisht, kanë komentuar edhe sesa seksi duket 33-vjeçari dhe kanë të drejtë:
Videoja vjen në një kohë kur politikanët amerikanë po sulmojnë të drejtat e transgjinorëve në SHBA, prandaj prania e Laith ngjan si një formë përfaqësimi dhe një tregues mbështetjeje për komunitetin.