Flokët

Kujtesëëë: Pastroni menjëherë krehërat e flokëvve dhe zbuloni te ky artikull, mënyrat më të mira!

Shkruar nga Anabel

28 Janar 2023

Kujtesëëë: Pastroni menjëherë krehërat e

Në krehërin tuaj të flokëve ka (normalisht) shumë fije floku, por bashkë me to edhe zbokth, sebum dhe papastërti të tjera.

Kjo është shenja që po kërkonit për të larë krehërat dhe ne po ju tregojmë hap pas hapi se si:

Së pari, përdorni një krehër për të hequr butësisht flokët e grumbulluar.

Kujtesëëë: Pastroni menjëherë krehërat e

Pasi të keni hequr qimet e tepërta, vendoseni krehërin në një tas me ujë të ngrohtë. Për më shumë fuqi pastruese, mund të shtoni një lugë çaji sodë buke ose uthull të bardhë në përzierje.

- Shpëlajeni duke e rrotulluar në një tas me ujë të pastër.

- Lëreni krehërin të thahet në ajër, me qimet e kthyera nga poshtë.

Nëse krehëri juaj është prej druri, metoda e zhytjes dhe pastrimit mund ta dëmtojë atë. Prandaj në këtë rast, mund të aplikoni një sasi të vogël shampoje në furçë, ta shpëlani me pak ujë dhe të filloni ta pastroni me një leckë të pastër.

p.s: Këshillohet që krehëri të pastrohet 1 herë në javë.

Për një ide më të qartë, mund të shikoni edhe këto video: