Bota

21-vjeçari arrestohet pasi rrëmbeu dhe u përpoq të vriste një burrë, njësoj si Jeffrey Dahmer

Shkruar nga Anabel

27 Janar 2023

21-vjeçari arrestohet pasi rrëmbeu dhe u përpoq të vriste
Lafayette Parish Sheriff’s Office/ARCHIVIO GBB/Alamy Stock Photo

Një burrë u arrestua pasi rrëmbeu dhe u përpoq të vriste një person me qëllim “përmbushjen e një fantazie vrasjeje”, e cila do të ishte shëmbëlltyra e krimeve të kryera nga vrasësi famëkeq, Jeffrey Dahmer.

21-vjeçari arrestohet pasi rrëmbeu dhe u përpoq të vriste
Lafayette Parish Sheriff’s Office/ARCHIVIO GBB

Burri, i quajtur Chance Seneca, 21 vjeç, nga Louisiana, u arrestua dhe u dënua me 45 vite burg, pasi u shpall fajtor për rrëmbim dhe tentativë vrasjeje ndaj një burri homoseksual, të cilin e njohu në aplikacionin Grindr.

Sipas ekspertëve, Seneca përpiloi një skemë për periudhën 1-mujore, me qëllim gjetjen e personave që i përkasin komunitetit LGBTQ+. Seneca e nisi planin duke hapur një llogari në Grindr dhe përmes aplikacionit, njohu Holden White. Dysha ra dakord të takohej në një shtëpi, kur Seneca e prangosi dhe provoi disa metoda për ta vrarë burrin në fjalë. Metodat u frymëzuan nga Jeffrey Dahmer.

Seneca mendoi se e vrau viktimën dhe u përpoq t’i copëtonte trupin, por shumë shpejt u arrestua. Ai dha një intervistë drithëruese dhe pranoi se kishte në plan të vijonte të mundohej të vriste homoseksualë, derisa ta kapnin ose ta vrisnin.

Sipas autoriteteve, 21-vjeçari shënjestronte homoseksualë, njësoj si Dahmer. Gjithashtu, ai u përpoq të hante trupin e Holden, sërish si Dahmer.

Për fat të mirë, White i mbijetoi sulmit dhe u zgjua në spital, pasi kaloi disa ditë në koma. Ai tha se ende ka shenja nga përpjekja e Seneca-s për t’i prerë trupin.

21-vjeçari arrestohet pasi rrëmbeu dhe u përpoq të vriste
Alamy Stock Photos

Jeffrey Dahmer mbetet një prej vrasësve më mizorë në historinë e krimit. Me një gjakftohtësi të tmerrshme, ai rrëfeu vrasjen e 17 djemve, që nga viti 1978 e deri më 1991. Jeffrey i joshte viktimat në shtëpinë e tij, i vriste dhe disa prej tyre, edhe i ka ngrënë.

Më 31 korrik të vitit 1991, Dahmer u arrestua, pasi policia i kontrolloi shtëpinë. Në të u gjetën: dyshek me gjak, një seri fotosh të trupave të vdekur, të copëtuar, kafka, koka njerëzish, organe dhe kocka të mbetura të viktimave. Dahmer, përpos kanibalizmit, kreu edhe akte nekrofilie* mbi viktimat. 

Nekrofili - tërheqje dhe kryerja e akteve seksuale ndaj një trupi të vdekur.

Artikuj të sugjeruar: