Netflix mohoi pretendimet se se ndonjë garues i reality show-t “Squid Game” pësoi “lëndime të rënda”.
Tre persona morën trajtim mjekësor gjatë xhirimeve të reality show “Squid Game”, konfirmoi Netflix, por tha se “pretendimet për lëndime të rënda janë të pavërteta”.
The Sun foli me një konkurrent të paidentifikuar, i cili pretendoi se shumë njerëz kishin kërkuar kujdes mjekësor për shkak të temperaturave të ftohta në studio teksa konkurronin në lojën e parë, “Red Light, Green Light”. “Kishte njerëz që erdhën duke menduar se do të bëheshin milionerë, por ata u larguan me lot.”
“Ishte si një zonë lufte," tha garuesi për Sun. “Njerëzit po transportoheshin nga mjekët, por ne nuk mund të thonim asgjë.” “Ishte shumë ftohtë në set – dhe pjesëmarrësit ishin të përgatitur për këtë – por çdo pretendim për lëndim të rëndë është i pavërtetë,” tha Netflix.
Bazuar te seriali “Squid Game”, “Squid Game: The Challenge” bën bashkë 456 pjesëmarrës nga e gjithë bota që luajnë lojëra ku fati më i keq është të shkosh në shtëpi duarbosh, duke humbur një çmim prej 4.56 milionë dollarë.
Në qershor 2022, Netflix njoftoi se “Squid Game: The Challenge” do të ofronte çmimin më të madh të dhënë ndonjëherë në një reality show.
- Një listë me filma koreanë që do të të bëjnë ta ndiesh dashurinë edhe nëse je më single se kurrë
- Aktori i “Squid Game” akuzohet për ngacmim seksual
- +20 sugjerime filmash koreanë të zhanrit thriller që duhet t’i shohësh në Netflix
- ‘Red light…greenlight!’ Zyrtarisht, ‘Squid Game’ rikthehet me sezonin 2
- Krijuesi i ‘Squid Game’ po planifikon diçka edhe më tronditëse dhe shokuese
- Ylli i ‘Squid Game’ tregon se humbi shumë peshë sepse nuk po përshtatej dot me suksesin