Lifestyle

Si e ka ndihmuar rrjeti Anxhin që të na marrë kudo me vete

Si e ka ndihmuar rrjeti Anxhin që të na marrë kudo me vete

Anxhi Çeliku është një nga influencers më të njohur të udhëtimit në Shqipëri, e cila pjesën më të madhe të postimeve në rrjetet e saj sociale i ka për Shqipërinë. Falë teknologjisë dhe mbulimit me internet tashmë në çdo cep sado të largët të Shqipërisë, Anxhi e bën edhe publikun pjesë të emocioneve të jashtëzakonshme që vetëm natyra e bukur t'i dhuron.

Gjithçka nisi pesë vite më parë, kur Anxhi ishte e apasionuar fillimisht pas hiking dhe maleve, por së fundmi atë e kemi parë të promovojë edhe perlat e rivierës apo sajtet arkeologjike të Shqipërisë. Ajo e ka zbuluar vendin tonë dhe përmes celularit edhe e ka promovuar atë, nga Vermoshi deri në Konispol. "Vendet më të bukura", thotë Anxhi, "janë edhe ato më të vështirat për t'u arritur. 70% të fshatrave në Shqipëri u mungon infrastruktura dhe shpesh aksesohen nga shtigjet nëpër male."

Si e ka ndihmuar rrjeti Anxhin që të na marrë kudo me vete

Por nëse të arrish në zonat më të thella nga rruga është e vështirë, teknologjia dhe interneti nuk njohin pengesa. Anxhi thotë se si influencer udhëtimesh është jetike të ndajë me ndjekësit rrugëtimet e saja dhe për këtë ajo ka një mik që e mbështet. "Vodafone më ka shoqëruar kudo, duke u bërë një nga bashkëudhëtarët e mi gjatë viteve të fundit. Kështu Vodafone nuk mbështet vetëm mua, por edhe turizmin shqiptar. Kini parasysh se hashtagu #KudoMeVodafone ndihmon turistë nga e gjithë bota të marrin informacion për lokacione të ndryshme apo se çfarë mund të bëjnë në këto lokacione", u shpreh Anxhi gjatë një interviste me moderatorin Florian Gjini në Euronews Albania.

Si e ka ndihmuar rrjeti Anxhin që të na marrë kudo me vete

"Gjithashtu ky hashtag ka krijuar një komunitet më vete. Shpesh më pyesin, 'Anxhi, si qe ai hashtagu?' se duan të marrin ide për destinacionet. Kjo është një mënyrë si teknologjia lidh e bashkon njerëzit."

Por mbulimi me rrjet të mirë (si ai Vodafone) nuk është i rëndësishëm vetëm për të përjetësuar momentet e bukura, por edhe që këto të fundit të ndahen live me ndjekësit.

"Më ka ndodhur", kujton Anxhi, "që kur kam qenë në zona të thella malore si Thethi apo Valbona, me të arritur në majën e një mali dal live për të treguar edhe gjithë itinerarin. Por rrjeti është i rëndësishëm edhe për sigurinë. Se nëse ke nevojë mund të hapësh edhe hartën e kjo është çështje sigurie. Siguria është gjëja më e rëndësishme për një udhëtar."

Si e ka ndihmuar rrjeti Anxhin që të na marrë kudo me vete

Kur dëgjon rrëfimin e Anxhit e kupton se çmimi "Best influencer 2022" që ajo mori pak kohë më pak është mëse i merituar. Dhe mesazhi i saj nuk është vetëm ai për të udhëtuar, për të dashur natyrën e vendin tënd, por edhe për t'u fuqizuar përmes teknologjisë dhe rrjetit në këto kohë kur aksesi ndaj këtyre të fundit është më i madh se kurrë. Ndiqeni në Instagram nëse doni të jeni #KudoMeAnxhin!

REELS

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes