Pamela Anderson do të publikojë librin e saj me kujtime, të titulluar “Love, Pamela” dhe “Variety” ka publikuar ekskluzivisht një rrëfim të aktores, ku thotë se komediani dhe kolegu i saj në filmin “Home Improvement”, Tim Allen, i doli përpara lakuriq. Asokohe, Pamela ishte 23 vjeç dhe Tim 37 vjeç.
“Ditën e parë të xhirimeve, po shkoja në dhomën e zhveshjes dhe Tim ishte në korridor me rrobdeshambër. Ai e hapi, nuk kishte asgjë poshtë. Tim tha se kjo ishte e drejtë sepse edhe ai më kishte parë lakuriq. Tani, jemi barazim. Qesha e sikletosur”, shkruan Pamela.
Tim Allen ka reaguar për “Variety” dhe “Vanity Fair”, duke mohuar akuzat. “Jo, s’ka ndodhur kurrë. Unë s’do e bëja kurrë diçka të tillë!”, u shpreh aktori.
Libri “Love, Pamela” do të publikohet më 31 janar, në të njëjtën ditë me serialin “Pamela, a love story”, ku do të rrëfehet jeta dhe të pathënat e një prej ikonave më të përfolura.
Trailer-in e serialit mund ta shihni këtu.