
Doja Cat appeared at Paris Fashion Week yesterday covered in 30,000 crystals and painted (and dressed) in head-to-toe red. Still, we have to admit: Doja's outfit isn't the most outlandish and controversial we've seen.
Here's a list of other outfits that have turned heads at various events:
Joy Villa – Grammy Awards 2019
Getty Images
Villa veshi këtë fustan me shprehjen “Build the Wall” në vitin 2019. Shprehja është përdorur gjerësisht nga ish-presidenti Donald Trump, i cili donte të ndërtonte një mur të madh, në kufirin SHBA-Meksikë, në mënyrë që të ndalonte hyrjen e paligjshme të shtetasve meksikanë në SHBA. Ajo e kompletoi look-un me çantën e kuqe, në të cilën shkruhej "Make America Great Again", sërish shprehje dhe fushatë e Trump.
Lizzy Gardiner – Çmimet Oscar 1995
Getty Images
Lizzy veshi këtë fustanin të krijuar me karta gold American Express. Për realizimin u përdorën 254 karta dhe kemi disa pyetje: A ishte i rëndë fustani? Si ia doli të ulej në karrige? Dhe ajo më e rëndësishmja: Pse?
Lady Gaga – Çmimet MTV Video 2010
Getty Images
Fustani i Gaga-s, i krijuar me mish të vërtetë, ngjalli shumë debat, sidomos te komuniteti i mbrojtjes së kafshëve. “Mishi simbolizon dhunën gjakatare dhe vuajtjet, ndaj nëse po përpiqeshin të përcillnin këtë pamje, ia dolën”, u shpreh komuniteti në fjalë.
Katie Price
Getty Images
Katie zgjodhi këtë veshje, e cila nga shumë njerëz u cilësua si “tejet e çuditshme”.
Sërish, Lady Gaga – Çmimet Grammy 2011
Getty Images
Të gjithë menduan se qëndrimi i Gaga-s në një vezë ishte thjesht shumë konfuzues.
Madonna – Çmimet Grammy 2015
Getty Images
Nuk e dimë ç’mendoi, ama dimë që të gjithë u morën me veshjen e saj për një kohë shumë të gjatë.
Kanye West & Kim Kardashian - Met Gala 2021
Getty Images
Jo pak njerëz u çuditën kur panë çiftin e famshëm të veshur komplet me të zeza në Met Gala. Shumë persona aluduan se personat e shfaqur në event nuk ishin fare Kim dhe Kanye.
Suggested articles: