Sërish, për të disatën herë, Sarah Berisha dhe DJ PM përfliten sikur do të bëhen prindër. I ftuar në “Zemër Luana”, ishte Young Zerka që ngacmoi rrjetin për dy personazhet. Çfarë tha?
Gjatë një loje – ku duhet të tregonte sekrete për personazhe të ndryshme – Zerka u shpreh: “S’e di [çfarë të them]. Ah, po! Duke ditur që këta [DJ Dagz dhe PM] nuk ndahen kurrë, gjithmonë janë bashkë, tani që lindi Dagzi, më duket se do të lindë dhe PM.”
Në fakt...lindi Einxheli, por e kuptuam çfarë donte të nënkuptonte. Deklarata e tij është e çuditshme, sepse:
1 – Pse duhet të zbulohet një detaj kaq personal pa miratimin e palës tjetër?
2 – Nëse nuk është e vërtetë, por e thënë në kuadër të lojës, pse duhet të përmendet shtatzënia e mundshme e dikujt?
Sidoqoftë, nuk është e vërtetë. Ne kontaktuam me Sarah Berishën e cila konfirmoi për Anabel që NUK është shtatzënë.
- Një propozim prej vërteti? Postimi i fundit i Sarah Berishës ngre dyshime!
- Nuk flet me Einxhel? Sarah Berisha flet për marrëdhënien mes tyre
- Ç'të shkruani tek bio-ja e Instagramit? 10+ ide nga gocat e showbizit shqiptar, por jo vetëm!
- Të veshurat më mirë në Big Brother VIP
- 5 banorët që fituan më shumë followers në Instagram pas hyrjes në ‘Big Brother VIP’