Health

Të jesh i varur psikologjikisht nga një person: Ç’duhet të dini

Të jesh i varur psikologjikisht nga një person: Ç’duhet

“Ndonjëherë nuk i gjej fjalët për ta shpjeguar pse vendosa të vij këtu, sepse unë praktikisht e kisha harruar Oltën komplet, e kisha lënë çdo gjë. Për mua familja është gjithçka. Ata të dy [partnerin dhe djalin] i dua shumë; nuk jetoj dot pa ata. Për mua është sfidë më vete, se jam shumë e varur psikologjikisht nga burri im,” rrëfeu Olta Gixhari në “Big Brother VIP Albania”. “Unë kam nevojë për fjalën e atij për çdo hap që hedh. Unë që dukem femër e fortë e që nuk e çaj kokën, kam varësi psikologjike nga ai njeri, varësi të frikshme. Unë çdo veprim që bëj këtu më del para syve ai. Nuk e di se çfarë do kisha bërë po të isha vetëm këtu.”

A është e vërtetë varësia ndaj një personi?

Studiuesit dallojnë varësisë ndaj substancave dhe "varësinë" në marrëdhënie, sepse dashuria, ndryshe nga përdorimi i substancave, është një përvojë e bukur për shumicën e njerëzve. Megjithatë, sipas disa studimeve, për shkak se romanca mund të stimulojë disa zona të trurit në mënyrë të ngjashme me substancat, ajo mund të bëjë që njerëzit të mendojnë se kanë varësi.

Çfarë ju bën të ndiheni të varur nga një person?

1- Sipas “teorisë së lidhjes”, stili juaj i romancave - ose mënyra se si lidheni me të tjerët - formohet përmes disa prej marrëdhënieve më të hershme, të tilla si me prindërit.

2 - Frika nga braktisja mund të jetë një tjetër faktor. Nëse ndiheni kështu, mund të jetë më e vështirë të shkëputeni nga partneri/ja.

3 - Probleme të shëndetit mendor, si për shembull ankthi, çrregullimet e personalitetit dhe bipolariteti, gjithashtu mund të ndikojnë.

4 - Ky model marrëdhënieje mund të jetë edhe një “mekanizëm mbrojtës”, diku ku truri gjen qetësi dhe siguri.

Edhe pse varësia psikologjike ndaj një personi nuk është një diagnozë zyrtare mjekësore, është e mundur të kesh një varësi emocionale nga dikush. Dalja nga ky model marrëdhënieje mund të jetë e vështirë dhe shpesh do të thotë të gjesh rrënjën e asaj që po shkakton varësinë emocionale.

Forma të caktuara të terapisë mund t'ju lejojnë të ndryshoni marrëdhënien duke ju ndihmuar: të përballeni me frikën tuaj, të përmirësoni komunikimin me veten, të keni një marrëdhënie të sigurt etj.

REELS

👰🏻‍♀️ Çdo fillim i bukur meriton një fustan po aq të bukur. Koleksioni i ri i nuseve @eleonor_couture_ 2026 është krijuar për momente të paharrueshme dhe për emocione që mbahen mend gjithë jetën. ✨ ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

@marsey.al është për ato që e dinë çfarë duan nga stili i tyre. Për silueta që ndihen mirë, detaje që bien në sy pa zhurmë dhe veshje që ecin në të njëjtin ritëm me ty. Këtë sezon, koleksioni i Marsey vjen me 30% ulje - një arsye më shumë për të zgjedhur veshje që i qëndrojnë kohës, jo trendeve. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Gati për festat, por pa çantën e duhur? @opal.shop.albania ka publikuar koleksionin që e bën çdo look të duket i menduar deri në fund. 👛

Këtë sezon, teksa zgjidhni dhuratën perfekte për familjarët apo njerëzit e zemrës, @luxurybox.vsh ju dhuron edhe juve diçka të veçantë: një dhuratë argjendi falas në çdo porosi. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

@optika_shqiptaro_gjermane vlerësohet nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Me çmimin “Të Pakapshmit” Një nderim për vizionin e guximshëm, inovacionin dhe standardet e larta Gjithmonë një hap përpara, duke vendosur kufij të rinj në fushën e optikës 👓

👀 😈 . . Photo Credit: @artonhumolli_photography

Ka vende ku kafshët thjesht qëndrojnë dhe ka vende ku ndihen si në shtëpi. 🐾💛 @pet_hotel_together është krijuar për të ofruar kujdes dhe dashuri për qentë dhe macet tuaja: nga day care dhe hoteli, te grooming dhe shërbime të tjera të dedikuara për mirëqenien e tyre. Çdo detaj është menduar që miku juaj katërputrosh të ndihet i sigurt, i qetë dhe i përkëdhelur, çdo ditë. 🐱 🐶 ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Po ju prezantojmë me zbulimin tonë më të fundit. Power Beef Burger dhe Golden Patato Bites nga @greenandprotein.al . Na falenderoni kur t’i provoni💕

Ndër personazhet që u bënë pjesë e këtij edicioni janë gazetarë, këngëtarë e artistë, të tjerë më të tërhequr nga ekrani, e disa të panjohur. Si i komentoni? 1. Miri (Armir Shahini), këngëtar 2. Brikena Selmani, Miss Grand Kosova 2025 3. Kristi Lamaj, këngëtar 4. Ilir Vrenozi, personazh TikTok-u 5. Lore, këngëtare 6. Seno Fishta, moderator podkasti 7. Lorna Hysa, influencuese 8. Mal Retkoceri, këngëtar 9. Xhodi Skura, blogere 10. Angelo Haruni, gazetar 11. Selin Bollati, balerinë 12. Armir Tola, inxhinier ndërtimi 13. Stine (Ernest Duka), këngëtar 14. Sabina Mete, moderatore

@aliskallaci u shpall fitues i edicionit të 64-t të “Festivalit të Këngës” me këngën “Nân” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026. Në vendin e dytë u rendit @inis_neziri me “Ta kam fal”, ndjekur nga @sheilahaxhiraj me këngën “Zemra e tokës” në vendin e tretë.

Being psychologically dependent on a person: What you need to know

Të jesh i varur psikologjikisht nga një person: Ç’duhet

"Sometimes I can't find the words to explain why I decided to come here, because I had practically forgotten Olta completely, I had left everything behind. For me, family is everything. I love them both [partner and son] very much; I can't live without them. For me, it is a challenge in itself, because I am very psychologically dependent on my husband," confessed Olta Gixhari in "Big Brother VIP Albania". "I need his word for every step I take. I, who look like a strong woman and don't break my head, have a psychological addiction to that man, a terrible addiction. Every action I do here comes before my eyes. I don't know what I would have done if I was here alone."

Is addiction to a person real?

Researchers distinguish between substance addiction and relationship "addiction" because love, unlike substance use, is a beautiful experience for most people. However, according to some studies, because romance can stimulate certain areas of the brain in a similar way to substances, it can make people think they are addicted.

What makes you feel dependent on a person?

1- According to "attachment theory", your romance style - or the way you relate to others - is formed through some of your earliest relationships, such as with your parents.

2 - Fear of abandonment can be another factor. If you feel this way, it may be more difficult to detach from your partner.

3 - Mental health problems, such as anxiety, personality disorders and bipolar, can also affect.

4 - This relationship model can also be a "defense mechanism", somewhere where the brain finds peace and security.

Although psychological dependence on a person is not an official medical diagnosis, it is possible to have an emotional dependence on someone. Breaking out of this relationship pattern can be difficult and often means getting to the root of what is causing the emotional addiction.

Certain forms of therapy can allow you to change your relationship by helping you: face your fears, improve communication with yourself, have a secure relationship, etc.