Kompatibilitet

Pyetëm një astrologe: A përshtaten Luizi dhe Kiara si çift?

Shkruar nga Anabel

21 Janar 2023

Pyetëm një astrologe: A përshtaten Luizi dhe Kiara si

Një person i tërhequr dhe një tjetër që ka energji gjithë kohën. Një person që i duhet kohë të përfshihet emocional e një tjetër që thotë se u dashurua me shikim të parë. Kiara dhe Luizi. Një Bricjap dhe një Gaforre. A përshtaten, sipas horoskopit?

Anabel kontaktoi me një astrologe profesioniste, e cila preferoi të mbetej anonim, për të analizuar lojën e Kiarës dhe Luizit, si konkurrentë dhe si çift (i mundshëm). Analiza e saj bazohet në hartën e saktë astrologjike, të cilën ne e siguruam nga njerëz të afërt të Luizit dhe Kiarës.

A flasim pak për Luizin?

“Kur Marsi i Luizit aktivizohet, pra është një person që i intereson emocionalisht, mbetet aty dhe është në pritje derisa të marrë një aprovim. Duke qenë se Kiara është Bricjap, ajo mund të mos ia japë kurrë aprovimin, në sensin “Unë jam me ty”. Luizi është shumë i aftë, shumë orator dhe ka një mendje jashtëzakonisht kreative, që mund të bëjë të paimagjinueshmen. Ka batuta dhe humor. Ka probleme me sigurinë emocionale dhe varet nga njerëzit, sidomos në momentin që nuk i japin rëndësinë që duhet t’i japin.

Luizi është një person që mund të përshtatet me të tjerët, që të marrë atë që do. Në fëmijërinë e tij mund të ketë pasur probleme me të folurën (më kanë thënë që ka diskutuar me banorët për diçka të tillë), pra janë fëmijë që kanë vështirësi për të folur, ose janë fëmijë që janë rritur në një ambient që nuk u është lejuar që të flasin për shumë arsye. Nëse Kiara do t’i refuzojë komunikimin, do ta ketë shumë problem sepse i duket që çelësi për të arritur qëllimin e tij është komunikimi. Arma e tij më e fortë është pikërisht komunikimi.” – tha astrologia.

Pyetëm një astrologe: A përshtaten Luizi dhe Kiara si

Po Kiara?

“Kiara si njeri është shumë kreative, shumë e talentuar. Ka një lloj empatie në aspektin dashuror dhe afeksion. E ka shumë problem pjesën e të ndjerit siguri në aspektin emocional. Pra, në krahasim me Luizin në rastin konkret, që e ka Afërditën te Binjakët, do të kenë probleme, pasi me siguri njëri prej të dyve do të vuajë. Në rastin konkrekt, mund të vuajë Kiara. Luizi, në momentin që mund të ndiejë që afeksionohet Kiara apo ajo fillon investon në këtë marrëdhënie, mund të fillojë flirtet, mund të kërkojë gjëra interesante vërdallë.

Kiara është shumë e zgjuar dhe i di gjërat para se të ndodhin. Jo më kot u pozicionua me Luizin kur të gjithë ishin kundër. Por edhe me Luizin nuk do të qëndrojë 100%. Do të qëndrojë disa ditë, pastaj do tërhiqet, do afrohet sërish, do largohet prapë. Do mundohet të rikontaktojë edhe me Oltën. Ajo do të arrijë aty ku do të arrijë.”

Pyetëm një astrologe: A përshtaten Luizi dhe Kiara si

Si janë në lojë?

“Përsa i përket pjesës së lojës, Kiara jo pa arsye është me Luizin dhe jo pa arsye e ka këtë lloj kimie, këtë lloj flirti. Ajo e di shumë mirë që Luizi mund ta çojë deri diku. Duke qenë stratege shumë e zgjuar, ka Marsin te Ujori, është shumë largpamëse, është shumë më e fuqishme strategjia e Kiarës dhe shumë më e pakuptueshme nga publiku nga strategjia e Luizit apo e Oltës. Gjithmonë do të jetë më e fshehur; strategjinë e saj do ta dijë ajo apo 2-3 njerëz të tjerë që mund ta kuptojnë. Prandaj e mban marrëdhënien me Luizin në këto ujëra, sepse e njeh veten, e di që nëse do të përfshihet, do të humbë lojën. Ajo mund të influencojë pa u dukur, pa rënë në sy. Është jashtëzakonisht e zgjuar.

Luizi është ai person që i tregon armët e veta, në shumicën e gjërave dhe në mënyrën si e trajton lojën, kurse Kiara nuk i shpreh. Në këtë pikë, mendoj që fuqinë më të madhe e ka Kiara, sepse ka edhe Luizin. Ajo mund ta menaxhojë Luizin, mund ta bëjë atë që do ajo. Mund ta sjellë aty ku do dhe e ka aftësinë për ta bërë.”

Pyetëm një astrologe: A përshtaten Luizi dhe Kiara si

Po si çift?

“Si çift, zakonisht nuk shkojnë. Mund të shkojnë për një periudhë të caktuar, të krijojnë një marrëdhënie. Luizi u përfshi menjëherë me Kiarën sepse është tip që përfshihet emocionalisht, është tip që i duhet një person që të ketë mundësinë të shprehë atë që është, nuk shprehet dot ndryshe.

Ata realisht e kanë një kimi me njëri-tjetrin dhe mund të bëhen edhe çift, por thjesht nuk do të zgjasë marrëdhënia. Ose nëse zgjat, do të jetë toksike, sepse kanë probleme që mund t’i hasin në vazhdim. Ai mund të jetë xheloz, Kiara nga ana tjetër mund të ndihet e pasigurt për Luizin. Ata vërtet mund të krijojnë një marrëdhënie, por do të jetë afatshkurtër mendoj. Ndryshe, mund të dalin të dëmtuar nga kjo marrëdhënie."

Shënim: Ky është një artikull i Anabel, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas ligjit “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli nuk mund të ripublikohet nga mediat e tjera pa cituar Anabel Media dhe pa vendosur linkun e artikullit origjinal.

MOS I HUMBISNI