TV Mania

‘Populli nuk të harron’: Dalina Buzi flet për fenomenet si Tea në shoqërinë shqiptare

Shkruar nga Anabel

20 Janar 2023

‘Populli nuk të harron’: Dalina Buzi flet për fenomenet si

Në një bisedë në emisionin radiofonik “Ndryshe”, me Salsano Rapin dhe Adi Pojanën, producentja Dalina Buzi diskutoi ndër të tjera në lidhje me personazhet e “Big Brother VIP Albania” si fenomene televizive dhe gjithë çfarë vjen pas.

Dalina u pyet se pse disa personazhe të ndryshëm – me fjalë të tjera, njerëz jo me ndonjë kontribut të jashtëzakonshëm në shoqëri e që vështirë se do të quheshin VIP – konsiderohen të tillë.

“Në momentin që fiton 400,000 ndjekës, ti bëhesh një personazh,” tha ajo. “Në momentin që të ndalojnë rrugës, ti je një personazh. Edhe publiku vetë, të bën personazh. Televizioni ta shet personazhin, tek i cili ndikon dhe publiku. Kjo është epoka e personazheve.”

Në vijim, biseda u ndal te personazhe si Tea dhe fenomeni i famës së shpejtë (kujtojmë ndjekësit që iu shtuan Teas pas skandalit të ‘Për’Puthen) dhe kritikat ndaj saj në rrjete sociale.

“Tea është një nga ata njerëzit që nuk e analizoj dot fare; nuk e di kush është. Për mua është një gabim televiziv, sepse nuk kishte identitet. U krijua në 'Për’Puthen' dhe thjesht ndjenji, nuk fliste gjatë ‘Për’Puthen’ apo gjatë [kohës kur ishte moderatore te] ‘Goca & Gra’ nuk fliste. Pastaj vjen në ‘Big Brother’ dhe bërtet,” u shpreh Buzi.

“Populli, shqiptarët dhe kudo në botë, nuk të harron. Nuk mund të shtiresh me popullin. Po të shohësh TikTok-un tani, ata njerëzit që pretendojnë se janë dikush tjetër, në TikTok i kanë zbërthyer dhe u kanë thënë ‘ti kujdes, sepse ke thënë këtë në 1982-shin’. Këto gjëra nuk duhen bërë, por këta personazhe nuk duhet të guxojnë [të bëjnë të kundërtën e çfarë janë] sepse [populli mban mend].”

Në rastin e Teas, njerëzit në rrjete sociale risollën në vëmendje skandalin e “Për’Puthen” – kur Tea doli si çift me Andin, por ndërkohë ishte e lidhur me një tjetër konkurrent, Beartin – teksa ajo u revoltua nga gënjeshtra e Luizit për sëmundjen. "Të paktën mos fol ti që mashtrove një popull të tërë," ishte një nga fjalitë më të përdorura në kritikat e njerëzve kundrejt Teas.

Në vijim të bisedës, Buzi theksoi se është shumë e rëndësishme që të mos gënjesh publikun.

“Prandaj njerëzit duhet të jenë të vërtetë nga fillimi deri në fund të jetës,” përfundoi ajo.

Intervistën e plotë e gjeni këtu:

MOS I HUMBISNI