Butrint Imeri (ish-i dashuri i Kiara Titos) në “Big Brother VIP Albania”? Po, jo, ndoshta. Nuk e dimë. Gjithë çfarë dimë është se shumë shpejt do të futen dy konkurrentë të fortë.
I ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake up”, regjisori Eduart Grishaj u pyet nëse “vazhdojnë rekrutimet” për reality show-n.
“Do hyjnë të rinj. A hyn kush? [sepse nuk e dëgjoi pyetjen ‘A hyn Butrinti?’] *nuk përgjigjet* Do hyjnë dhe dy shumë shpejt. Do ketë edhe hyrje të tjera, nuk është se [do ndalojnë]. Dy shumë të fortë dhe interesantë janë gati.”
Si mbërritëm deri te Butrinti?
1 – Fillimisht postoi këtë foto të Kiarës.
2 – Pastaj shkroi “qetësi para stuhisë” ndërkohë që ndjekësit prisnin surprizën e Kiarës për ditëlindje.
3 – Nuk u shfaq mbrëmjen e së martës, por vijoi me “një befasi këtë javë...”
4 – Vazhdon sërish. “Ju premtova. Shihemi të shtunën. Befasia që e keni kërkuar për një kohë të gjatë.”
Pyetje nga salla:
1. Çfarë befasie? - pyet një njeri i zakonshëm, neutral si Zvicra.
2. Kush ta kërkoi? - pyet një fans i Luizit.
3. Big Brother? - pyet një fans i Kiarës.
4. Këngë e re? - pyet një fans i Butrintit.
Pyetjet marrin përgjigje nesër. Linja për ju në studio.
- E përmendi (jo për mirë) në ‘Big Brother’: Beatrix i përgjigjet, me ironi, Luizit
- Sipas Balinës, ky është një ndër konkurrentët më të fortë në gjithë historinë e
- Blendi Fevziu nuk e sheh “BBVA”, por ka një shpjegim se pse ne jemi kaq të fiksuar pas programit
- Instagrami i Kiarës: Hoqën Luizin nga videoja? Ja si qëndron e vërteta
- Neda krahason veten me Kejvinën, Tean dhe Dean, por a ishte e nevojshme?
- Dhuna në BBVA: Produksioni u vendos një *dënim* të gjithë banorëve
- Dhunë fizike në BBVA: Produksioni merr masa për Kejvina Kthellën
- Robert Aliaj thotë: Big Brother është neveri; Luizi s'është djalë i keq; Kejvinën s'e ka faaare qejf
- Pasojat psikologjike/fiziologjike të konkurrentëve të 'Big Brother'