Këtë edicion të "BBVA", Balina Bodinaku nuk është në panelin e opinionistëve, por kjo nuk do të thotë që nuk do të shprehë një mendim apo të analizojë konkurrentët. Me kërkesën e publikut, ajo ka ndarë opinionin e saj për Luizin.
Balina mendon se këngëtari është konkurrenti më i fortë, jo vetëm në këtë edicion, por ndoshta në të gjithë historinë e “Big Brother”.
“Luizin do ta quaj lojtarin më të fortë të shtëpisë së “Big Brother”, ndoshta një ndër më të fortët që ka hyrë ndonjëherë në shtëpi, për arsyen e vetme sepse loja i vjen shumë natyrshëm. Ai lojën e ka në gjak, është shumë i qetë, i duruar dhe nuk merr asgjë personale", tha Balina, duke analizuar lojën e konkurrentit.
Më pas, shtoi:
"Asgjë nuk është më e rëndësishme për të sesa qëllimi për të cilin ka hyrë brenda. Super i fokusuar, pavarësisht se nuk duket. Gjithçka e bën me lehtësinë më të madhe, pa hequr asgjë nga ajo që ai është, (pra) nga Luizi që ne njohim jashtë. Dhe çfarë është më e rëndësishmja për një lojtar: nuk i blihet mendja”, tha Balina.
Për fare pak kohë, Luizi është kthyer në një fenomen, jo vetëm në shtëpinë e "BBVA", por edhe në rrjetet sociale. Deri më tani, një pjesë e konsiderueshme e publikut e ka shumë qejf dhe nuk heziton ta tregojë mbështetjen ndaj tij, qoftë përmes komenteve, videove nëpër rrjete sociale, dronëve që dërgohen në shtëpi, apo edhe një tubimi pranë shtëpisë së "BBVA".
Artikuj të sugjeruar:
- Instagrami i Kiarës: Hoqën Luizin nga videoja? Ja si qëndron e vërteta
- Njerëzit janë të irrituar me një postim në Instagram-in e Kiara Titos, por pse?
- Neda krahason veten me Kejvinën, Tean dhe Dean, por a ishte e nevojshme?
- Robert Aliaj thotë: Big Brother është neveri; Luizi s'është djalë i keq; Kejvinën s'e ka faaare qejf
- Pasojat psikologjike/fiziologjike të konkurrentëve të 'Big Brother'
- Me një shembull konkret, Eduart Grishaj reagon për herë të parë për zërat që qarkullojnë rreth “BBVA
- Njerëzit revoltohen me Amosin: Deklarata e tij shokon rrjetin
- Jeni fiksuar me Luizin, Kiarën, Oltën etj? Arsyet psikologjike pse na pëlqen ta shohim ‘Big Brother'
- Sondazh: Cilët banorë preferoni më shumë në 'Big Brother VIP'?
- ‘Nuk e njoh më për djalë’: Familja e Luizit reagon pas lajmeve nëpër portale