Celebrity

Selena Gomez u përgjigjet atyre që i komentuan trupin

Shkruar nga Anabel

17 Janar 2023

Selena Gomez u përgjigjet atyre që i komentuan trupin

Selena Gomez po tregon edhe një herë se nuk ndikohet aspak nga komentet e këqija të njerëzve në online.

Pamja e saj disa ditë më parë, përfshirë këtu edhe paraqitjen në Golden Globes, u komendua gjatë nga njerëzit që nuk kanë çfarë bëjnë tjetër përveçse të komentojnë trupin e dikujt tjetër.

“Unë jam shëndoshur pak tani sepse u kënaqa gjatë pushimeve,” i tha ajo motrës së vogël Gracie Teefey gjatë një videoje në makinë. “Po!” u përgjigj Teefey.

Mbështetësit e Selena-s menjëherë nisën ta përkrahnin. “Ajo nuk duhet të shpjegojë pse trupi i saj duket si duket,” shkroi një komentues. “Ajo është perfekte dhe nuk ka nevojë të japë shpjegime,” shkruan një tjetër. 

Kill em with kindness. :)

Në vitin 2022, Selena u përgjigj në mënyrë të ngjashme ndaj njerëzve që komentonin për pamjen e saj, duke u thënë fansave: “Sinqerisht, nuk më intereson pesha ime, sepse njerëzit gjithsesi do të flasin për të. ‘Ti je shumë e dobët, ‘je shumë e shëndoshë, "Kjo nuk të përshtatet," blla-blla-blla. Unë jam perfekte kështu siç jam. Morali i historisë? Mirupafshim!”

 

MOS I HUMBISNI