Gerta Gixhari ka reaguar sot me një postim në Instastory rreth “Big Brother VIP Albania” dhe çështjes së Luizit, duke bërë edhe një kritikë për brezin, njerëzit, madje shprehet e indinjuar për të ardhmen e vendit.
“Edhe sikur Luizi të masturbohet në mes të shtëpisë, opionioni sërish do ta mbështesë dhe nëse djemtë dhe vajzat pyesin prindërit e tyre se pse e bëri këtë veprim, ata do u thonë: “Sepse është çun dhe çunave u lejohet” dhe përveç kësaj, na bën për të qeshur.
O ma, o ba, por ai mashtroi shumë rëndë dhe përgjigjja do të ishte: “E bëri në emër të lojës, apo sepse donte të fitonte Kiarën”…sepse me anë të mashtrimit mund t’i fitojmë ca gjëra në jetë”, shkroi ajo.
Më pas, u shpreh:
“Dhe jeta vazhdon dhe ne jemi brezi që lejojmë historinë të përsëritet, që lartësojmë figura, afeksionohemi pas tyre dhe nuk pranojmë dot anti-vlerën e tij, vetëm e vetëm që të mos zhgënjehemi nga vetja, se kemi pëlqyer dikë që e kemi besuar (parë) si më të mirin, duke mbrojtur kështu me kokëfortësi egoizmin dhe unin tonë. Duke mos pranuar që kemi gabuar në zgjedhje. Përfundimisht, me kokën lart, se nuk duam veten tonë. Po kështu afeksionesh kemi krijuar ndër breza me të gjitha figurat politike".
Gerta vijoi:
“Tani mendoj se e kam gjetur përgjigjen e duhur të (pyetjes) së Monikës se “Çfarë është “Big Brother” në vetvete?”.
Në fakt, “Big Brother” nuk tregon askënd që luan aty brenda, të cilët të gjithë janë më kushte jashtë realitetit, ku bota e tyre është ushqimi dhe “më the e të thashë” me njëri-tjetrin. Le të themi, si në periudhën para mesjetës, ku njeriu, vizionin e tij e kishte po kaq të cunguar dhe ndaj mendoj se askush nuk duhet të gjuhet me gurë për lojën e tij, pasi të gjithë ne jashtë, nuk do të dinim si të reagonim në vend të tyre. Por, “Big Brother” vë në provë e në lojë një popull të tërë, i cili ka rastin të tregojë se sa qytetari ka, se si e edukon të ardhmen, si i tregon vlerat e tij më e rëndësishmja, cila është udhëheqja që do.
Ajo saktësoi se nuk mbron apo gjykon asnjë palë, thjesht është e indinjuar për të ardhmen e vendit:
“Nuk kam asnjë koment për lojën e banorëve, por për atë që ndodh jashtë shtëpisë. Juve, mbështetësve të Luizit që do të vërshoni nga mesazhet, ju them që nuk jam për të mbrojtur një palë, apo gjykuar një palë, por jam thjesht e indinjuar për të ardhmen e vendit tim.“Big Brother” jemi ne jashtë, jo ata atje brenda”, përfundoi ajo.
Shpesh në media është aluduar se Gerta dhe Olta nuk kanë një marrëdhënie të mirë, pasi nuk e kanë follow njëra-tjetrën në Instagram.
Gerta ka folur për marrëdhënien e saj me Oltën dhe ka treguar se vajzat kanë karaktere të ndryshme, ama edhe shumë pika të përbashkëta.
“Mund të them që kemi karaktere të ndryshme, por edhe shumë të përbashkëta. Unë mund t’i flas asaj për punën time, ajo mund të më flasë për punën e saj. Debatojmë shumë, por me të vërtetë nuk mbajmë asnjëherë mëri”, – tha Gerta Gixhari.
Për sa i përket punës së follow, nuk ndiqen sepse nuk "ndiqen njerëzit e shtëpisë". Siç ka thënë dhe Olta me bota humori, nuk do t'i bëjë kurrë follow Gertës, sepse rrinë bashkë në krevat dopio dhe s'kanë pse t'i bëjnë edhe like e komente njëra-tjetrës.
Artikuj të sugjeruar:
- Një përmbledhje me të gjitha debatet dhe sherret që kanë ndodhur këtë javë në “BBVA”
- A ka të drejtë Olta kur thotë se hernia e Kiarës u shkaktua nga stresi?
- “Ke për t’u penduar që ke shkelur në këtë shtëpi”: Luizi përfshihet në një tjetër debat me Oltën
- Njerëzit në internet po e quajnë Oltën “bullizuese”, por mos po harrojnë ca gjëra të rëndësishme?