TV Mania

Një përmbledhje me të gjitha debatet dhe sherret që kanë ndodhur këtë javë në “BBVA”

Shkruar nga Anabel

14 Janar 2023

Një përmbledhje me të gjitha debatet dhe sherret që

Në një botë ideale, “Big Brother VIP Albania” do të ishte një vend paqësor, pa kaq shumë drama dhe debate.

Por, në një botë reale, “Big Brother VIP Albania” është pa diskutim një vend ku ka ndaluar prapavija e Mërkurit dhe po bën namin me sherre e keqkuptime. Te kjo bota reale, futemi edhe ne zemërmirët e Anabelit, që të bëjmë një përmbledhje me debatet e kësaj jave, që të mos rrish 4 vjet të lodhësh mendjen dhe të bësh pyetje të tipit: “Ua, po pse Tea i flet keq Luizit”, apo “Luizi dhe Maestro sikur ishin shokë”.

Debati i Oltës me Gentin

Një përmbledhje me të gjitha debatet dhe sherret që
@bigbrotheralb_vip/ Instagram

Fiks rasti i një qimeje që u bë tra. Askush s’e mori vesh në ç’kontekst u thanë fjalët e Gentit, të gjithë u irrituan pa fund dhe Olta i tha se nëse e kalon nominimin, do të gëzohet më shumë po të dalë Genti, sesa po të rrijë vetë ajo.
 
Vazhdojmë me kryefjalën e kësaj jave:

Një përmbledhje me të gjitha debatet dhe sherret që
@bigbrotheralb_vip/ Instagram

Enigma e Luizit, i cili tha se vuante një sëmundje e rrallë dhe menjëherë e dërguan për të bërë analizat te “Shefqet Ndroqi”. Kjo, u pasua me mijëra teori, drama dhe sigurisht, sherre.

Efi dhe Tea kundër Oltës, Amosit dhe Deas

Një përmbledhje me të gjitha debatet dhe sherret që
@bigbrotheralb_vip/ Instagram

Pas çështjes së Luizit, Efi i quajti egoistë të tre banorët dhe Tea vuri në dukje se ata e akuzuan Luizin për mashtrim pa ditur ende të vërtetën.

Siç pritej, Luizi dhe Kiara

Një përmbledhje me të gjitha debatet dhe sherret që
@bigbrotheralb_vip/ Instagram

Moderatorja u ndje e tradhtuar dhe pretendoi se Luizi e gënjeu për sëmundjen e tij. “Është e pafalshme” dhe “Të lutem, nuk dua të kem të bëj me ty”, i tha Kiara-Luizit, i cili dukshëm, u prek shumë.

Një debat mes Oltës dhe Teas të cilat u grindën dhe Tea i tha Oltës se ajo sillet si adoleshente dhe Olta i tha Teas se ajo sillet si një grua e rritur.

Një përmbledhje me të gjitha debatet dhe sherret që
@bigbrotheralb_vip/ Instagram

Amos në një debat me Zhaklina Lekatarin, e cila tha se “Amosi aktron” dhe Amosi u fye, pasi në “BBVA” nuk ka ardhur për aktrim. “Nuk po luaj rolin e Amosit, unë jam Amosi. Aktorët profesionistë luajnë në teatër”, tha ai.

Një përmbledhje me të gjitha debatet dhe sherret që
@bigbrotheralb_vip/ Instagram

Debati Kejvina-Luiz (do e lexoni prapë këtë dyshe)

Një përmbledhje me të gjitha debatet dhe sherret që
@bigbrotheralb_vip/ Instagram

Kejvina i tha Luizit të mos i bëjë asaj viktimën dhe nuk e beson fare, për asnjë fjalë që thotë. “Ngrihu dhe kërkoji falje Kiarës për gënjeshtrën që the”, i bërtiti Kejvina.

Sërish, Efi kundër banorëve

Një përmbledhje me të gjitha debatet dhe sherret që
@bigbrotheralb_vip/ Instagram

Edhe një herë, Efi mbrojti Luizin përpara banorëve dhe u shpreh se ai e ka një arsye dhe se brenda shtëpisë së “BBVA” nuk ka njerëz. Ajo e cilësoi si gabim sjelljen e tyre kundrejt Luizit.

Luizi me banorët

Një përmbledhje me të gjitha debatet dhe sherret që
@bigbrotheralb_vip/ Instagram

Banorët e akuzuan Luizin se po viktimizohet me një sëmundje të shpikur dhe kështu, lindi një debat mes tyre. “Nuk i vjen turp” tha Kejvina, më pas u prek dhe tha se Luizi duhet t’u kërkojë falje njerëzve që janë duke luftuar me kancerin, ose kanë humbur jetën prej tij. (Edhe pse Luizi nuk tha kurrë që ka tumor apo kancer).

Dea me Luizin

Një përmbledhje me të gjitha debatet dhe sherret që
@bigbrotheralb_vip/ Instagram

“Je bërë grotesk dhe qesharak” i tha Dea-Luizit dhe këmbënguli që ai duhet të merret me veten, jo tek të tjerët. “Ti na detyrohesh një kërkesë faljeje dhe një shpjegim”, i tha Dea dhe Luizi ia ktheu se nuk i detyrohet askujt asnjë shpjegim.

Olta me Luizin

Një përmbledhje me të gjitha debatet dhe sherret që
@bigbrotheralb_vip/ Instagram

Një debat se kush është “drama” në atë shtëpi!

Sërish, sherri mes Oltës dhe Luizit, por këtë herë me kërcënime

Një përmbledhje me të gjitha debatet dhe sherret që
@bigbrotheralb_vip/ Instagram

Këtë herë, debati shkoi në nivele të tjera dhe Luizi e kërcënoi Oltën, duke i thënë: “E di çfarë kam për të të bërë nga e diela e pas?”. Olta theksoi se nuk e ka frikë. “Ke për t’u penduar për ditën që ke hyrë këtu”, shtoi Luizi. (Debatin e plotë mund ta lexoni këtu).
 
Debati mes Teas dhe Luizit

Një përmbledhje me të gjitha debatet dhe sherret që
@bigbrotheralb_vip/ Instagram

Luizi u përfshi në një debat me miken e tij, Tean dhe i tha kësaj të fundit se: “Çunat që kanë dalë me të s’kanë pasur shije”, pasi ajo nuk është aq simpatike sa Kejvina apo Efi. (Debatin e plotë e gjeni këtu).

Mikela me Oltën dhe Kristin

Një përmbledhje me të gjitha debatet dhe sherret që
@bigbrotheralb_vip/ Instagram

Olta u shpreh se Kiarës iu shkaktua hernia për shkak se ishte e ndikuar nga stresi i situatës me Luizin. “Seriozisht e keni?! Ajo në këtë gjendje dhe ju vini i bëni analizat?”, tha Mikela.

Armaldo dhe Luizi

Një përmbledhje me të gjitha debatet dhe sherret që
@bigbrotheralb_vip/ Instagram

Pati edhe një përballje mes Armaldos dhe Luizit. Tenori i tha këngëtarit se ai nuk e intimidon dot dhe më pas, erdhi epiteti “çapaçul” që ndezi një debat të ashpër mes banorëve.
 
Sërish Kejvina me Luizin

Një përmbledhje me të gjitha debatet dhe sherret që
@bigbrotheralb_vip/ Instagram

Kejvina iu drejtua shumë ashpër Luizit, duke thënë se ai ia shpif, ndërsa Luizi u duk i pashqetësuar.
 
Deri më tani, kaq janë. Do ju përditësojmë prapë nëse ka të reja.

Artikuj të sugjeruar: