Muzika

Kënga e re e Miley-t duket si një himn për dashurinë ndaj vetes dhe një ‘kunjë’ për ish-partnerin

Shkruar nga Anabel

13 Janar 2023

Kënga e re e Miley-t duket si një himn për dashurinë ndaj
Photo Credits: Miley Cyrus/ YouTube

Fansat e Miley Cyrus kanë diçka të veçantë për të pritur këtë vit: një album të ri!

Deri tani, kemi dëgjuar vetëm këngën e parë. Më 12 janar, Cyrus publikoi “Flowers” dhe kënga mund të jetë pa frikë një himn për dashurinë ndaj vetes dhe gjithë mundësitë që na jepen për t’i falur dashuri vetes.

Por përveç kësaj, “Flowers” duket se është edhe një dedikim për ish-bashkëshortin e saj, Liam Hemsworth.

“Ndërtuam një shtëpi dhe e pamë të digjej”, thotë Miley dhe fansat mendojnë se po i referohet shtëpisë së saj dhe Hemsworth në Malibu që u shkatërrua nga zjarri i Woosley.

Në një moment tjetër gjatë këngës, Miley thotë se “mund ta dojë veten më mirë (se çdokush tjetër)”.

Ajo dhe Hemsworth u lidhën në vitin 2009 dhe u martuan në vitin 2018 para se të ndaheshin në vitin 2019.

“Flowers" nuk do të ishte hera e parë që Cyrus përmend Hemsworth në një këngë. Këtu, megjithatë, ajo duket më e lumtur se kurrë më parë që është e vetme.

Burimi: Pop Sugar

MOS I HUMBISNI