Relationships

E di që është gabim, por vazhdoj të gaboj

Letra 1
anabel, gabimi qe une vazhdoj te bej eshte stalkerimi pa fre i ish te dashures se te dashurit tim. futem me vrull ne facebook, dhe pa pasur akoma koh te shoh notifikimet e mia, shkoj te faqja e saj, zemra me rreh fort, dhe rri zgurdulloj syte mos ka nxjerre noi foto te re(se ajo ben gjasme sikur se di qe fotoja e re del automatikisht public, ato qe ka dal bukur i le ashtu , ato qe kan bere pak like i rregullon privatesine .rri dhe e shoh me sy skifteri, zemra me rreh fort kur i numeroj me pak pore ne lekure sec kishte rradhen e kaluar,apo i shkelejne floket diagonalisht  i spiunoj cdo gje qe arrij, mendimet e saj me duken te pjekura dhe rri i kopjoj liket qe ka bere  dhe as vet se di se ca fitoj nga keto idjotlleqe. duhet te shkoj te ndonje psikolog, qe ai tma shpjegoj kete ane te errt te psikikes femerore,,e cila fiksohet me ish rivalen, ben krahasimin me te he rri e vuan pse qysh tek, ky sdu tkishte dal nga shpia pa me njohur mua. me siguri qe psikologu do thoshte qe i kam rene mamit nga dora e vogel.po nejse. e di qe bej gabim, sepse humb shume kohe me kte, behem e fiksuar,dhe toturohem per fantazma te se shkuares. po seheq dot dore nga kjo mani e semura e te ndjekurit te saj. sdi si tja bej.eshte me e forte se une . me eshte bere pjese e perditshme te rri e te vezhgoj ne detaj kete femer..a ju ndodh dhe ju te tjerave? tregoni aman, se sdua te mendoj se kam ik nga fiqiri vetem un.eshte normale kjo xhelozi ,apo si kam mir punet.?

Letra 2 Prsh ! Eh moj Anabel e di se po gaboj por dhe pse e di se e kam gabim prap e vazhdoj gabimin se nk mundem ti jap fund ... Jam e lidhur me nje djal ka 6 muaj ai nk mban telefon.. dmth nk esht se kemi shum kontakt me njeri tjr ,nk mund te them se e duaa shum por nk e di cfr me pelqen te aii nk ka asnje ane pozitive pervec se esht xhentil ,, ai esht rrugac meret me drog dhe esht konsumues i lendeve narkotike ,te gjith me kan sygjeruar qe te ndahem me te pasi nk esht i duhuri per mua , un jam nje vajz e thjeshtt dhe nk i pershtatem atij por un nk ndahem dot edhe pse te gjith qe e njohim thon nk e di si do perfundosh me ate ,,e di qe me tradheton po nk kam provaa qe ti them se kte mendim e kam un pavarsisht se ai e mohonn nk e kuptojj kto fjalet e njerezve moj anabel ai pavarsisht se meret me gjera te keqija me muaa sillet shum mir me trajton shum miir ndihem shum mir me atee dhe pse nk do kem te ardhmee me ate njeri un prap vazhdojj dhe nk ndahem dot,, sa me shum njerzit me folin keq aq me shum me shtohen ndjenjat , nk e lejj dot dhe pse nk esht i duhuri per mua .. Kam shumm mundesi te mira qe ta ndertoj jeten timee me njerez shum te mir ,por un nk mundem te ndahem nga ky dhe pse e di qe po perfundova me kte jeta ime do shkatrrohet ,, sa her qe nis per ti ber msg per tu ndar e shkruaj msg dhe e fshij nk ja drg dot ..  Ehh kam ren ne hall te madh  flm shm nqs e poston  Anonim

Letra 3
Pershendetje anabel! Doja te ndaja me ju historine time! Kishe disa vjet e fejuar , cdo gje shkonte ne menyre te perkryer, e doja marrezisht! Dhe mashkulli me i bukur sme hynte ne sy, perkudjesja ime ishte shume e madhe kundrejt atij! Por kohet e fundit ai i ftohi gjerat kundrejt meje! Me nenvlersonte, me keqtrajtonte, nuk me dhuronte me dashuri por une vazhdoja ta doja cmendurisht! Deri ne nje moment ! Nje moment qe dikush mu vardiste shume! Fuste ke te ishte e mundur qe te perconte mesazhet e tij tek mua! Ne fillim e kisha tej mase neveri sepse ishte familjar! Dhe kjo ishte nje nga gjerat qe une urreja me se tepermi ne kte jet! Por une kundershtova parimet e mia! Synimet e mia! Pak nga pak po fillonte tme hynte ne zemer pavarsisht se nuk e shfaqja veten! Por nji dit ai mori guximin dhe mu ul ne tavoline duke folur ne menyre shoqerore! Nuk mundja ta pranoja dot! Pavarsisht se kish filluar tme pelqente kembengulja e tij! Kish rreth 6 muaj qe me vinte mbrapa! Dhe ne nji moment dobesie nga ana ime u gjendem te dy me nr e tel te njeri tjetrit! Flisnim shume, per cdo gje! Takoheshim si miq, me duroi, vazhdimisht tek tregoja per vuajtjet dhe dhimbjet e mia! Nuk me kerkonte asgje, vetem prania ime e bente te lumtur! Vendosa ti jepja fund fejeses time, dashurise aq te madhe! Dola ne konkluzion qe skish qen dashuri por thjesht kisha bind veten qe e doja! Dhe vazhdova nji lidhje normale me"familjarin" e di qe cdo kush do me gjykoje, do me thote cdo qe futesh ne mes te nje familjeje!po dhe une deri dje kisha familje, por dikush futet ne mes pikerisht nga boshlleqet qe krijohen ne cift! Sot me behen 2 vjet lidhje , e dua pafundesisht ate njeri, pavarsisht situatave ne te dy jemi bere per njeri tjetrin ! Duhemi te dy aq shume sa sdo gjeja kurre nji fjale te pershtatshme per ta krahasuar! Nuk jam akoma e gatshme te kem nji lidhje me djale tjeter, perderisa kam nji dashuri ekzistuese brenda meje! Mos gjykoni kot, sepse deri dje isha une ajo qe gjykoja dhe u perballa ne kte situate! Mund ti ndodh cdo kujt! Me vjen keq per veten , dhe se di ne a do kem force te ndahem prej tij! Atij qe tashme eshte pjese e imja dhe se imagjinoj dot veten larg motivimeve, forces , besimit, lumturise dhe dashurise sepse ai me mesoi si dashurohet!jam e cmendur , totalisht e tille!.  Ps: rezervohuni me komente negative! Nuk ndryshon gje tek mua! Thjesht po jua tregoj qe dashuri ka ne cdo lloj situate , jo vetem ajo ne cift! Ju faleminderit per kohen e humbur!

Letra 4
Pershendetje Zhaklin,  Gabimi im eshte qe un po vazhdoj ta thelloj eshte qe jam ne lidhje me nje person qe faktikisht eshte shume njeri i mire po ska asnje te ardhme nuk punon nuk eshte i shkolluar nuk merret me asgje, dhe un nderkohe jam me nje shkoll shume te mire dhe ne nje pune shume te mire, se di lidhjen tone e kemi bere dhe serioze por kam ngecur diku nuk di nqs do duhet ta vazhdoj dhe te mendoj per te ardhmen apo ta le me kaq dhe te gjej dike te rangut tim. Theksoj qe jemi shume te ndryshem shume te kundert nuk me kupton nuk arrij ta kuptoj po nderkoh dhe e dua, sdi a esht gabim apo mire po di qe kemi qene shume here drejt ndarjes sepse ai se kupton punen time dhe un se kuptoj parazitllekun e atij

Letra 5
Mirembrema anabel  Te gjithe bejne gabime por e keqja eshte kur je e vetedijshme per gabimet e tua dhe nuk iu jep fund, por vazhdon i perserit  Nejse po jua tregoj kte gabim(ne fakte seshte vetem nje por disa :P) jo per te marre mendime nga ju komentues te dashur, por per te ndergjegjsuar gjinine mashkullore (te cilet jane per te ardhur keq,fatkeqsisht) dhe ju femra te dashura mos vini duart ne zjarr per te dashurit tuaj  se te gjithe njesoj jane ,terhiqen dhe veprojne instiktivisht dhe jo logjikisht  Me falni se devijova pak nga tema por po vazhdoj..Gabimi im, per te cilin nuk ndihem fajtore aspak eshte se i ndaj shoqet nga te dashurit e tyre .. Me ka ndodhur me dy shoqe te ngushta me te cilat nuk flas me vetem sepse u ndan nga te dashurit e tyre pasi dolem nje here te tre( ata dhe un) ..te nesermen i dashuri i shoqes me dergon msg ne fb duke me ftuar per te dal( ne fakt ish i dashuri :P) Nuk eshte faji im pasi as nk i provokoja, as nuk kisha per qellim ti ndaja. Disa prej jush mund te thone ytt moj e perdale dreqi apo disa mund ta kuptojne situaten time dhe ndoshta sme paragjykojne por gjithsesi I don't care ... upss se harrova e njejta situate eshte duke ndodhur dhe momentalisht me nje shoqe tjeter e cila sapo u nda sot .. Sorry por s'km cfare te bej..duhet te ma din per nder qe i km larguar nga kta tipa ordinera ..ju si mendoni??  Ju pershendes te gjithve ^___^  (anonim si gjithe te tjeret dhe une Zh.) puc puc

Letra 6
|Gabimi qe vazhdoj te bej: Pershendetje Anabel! Historia ime filloj 8 vjet me para kur u dashurovae njeriun e gabuar. I dashuri im mbas 5 vitesh lidhje e per Nje zenk nje mujorshe u fejua me tjeter, une e mar me tel per ti then qe kisha nje lajm te bukur e ai me thot qe dhe ai duhet te me thonte dicka qe do ndryshonte jeten tone. Shkoj e takoj gjithe qef se me kish mar malli ai fillon me perqafon e puth sikur kishte vite pa me pare, une i them qe isha shtatezane e ai u pre ne fytyre e filloj duke qajt e me tha qe ishte fejuar me tjeter. Me ra qelli mbi koke,mire qe njeriu qe doja ishte fejuar me tjeter per nje muaj ndarje Por isha dhe shtatezane. Filloj e shaj , ai mundohet me me shpjeguar qe e kishte bo ne moment nervash kur une e Kisha len e ishte fejuar me shkes,qe do ta lente qe une Nuk duhet ta hiqja bebin qe me donte e idjotesira te tilla. I them qe me Mua e kishte mbyll e te me merte kur tu ndante. Po si ti thoja prinderve qe isha shtatezane e Ish i dashuri im ishte fejuar me tjeter! Shoqet me thonin hiqe rifillo jeten tate . Kam nejt 3 muaj mbyll ne dhome me preteksin qe isha keq Nga ndarja se Nuk Doja ta hiqja Nuk as ta mendoja abortin e doja te kalonte koha. I them mamit e ajo direkt ja thot babit , duke qen se im At eshte nje njeri shume i llogjikshem e i kuptushem Nuk reagoj keq por me tha qe arrite me na ul koken gje qe ato kishin luftuar gjithe jeten per te qen te respektuar nga tjeret. Ish i dashuri im me tha qe at se lente dot se duke qen ne veri shkonte puna tek fiset e me la vetem.Per mos me turperuar familjen time e per mos me u par si ajo goca qe pale me ke e ka femijen se eshte pa burre vendosa tu largoja nga shqiperia mqs familja ️ime ishte ne gjendje shume te mire ekinomike. Erdha Ketu Ku Jam sot vetem ,Nuk njifja asnjeri ,isha 6 muajshe shtatezane, rrija vetem mbyll vetem qaja, Nuk e kam shijuar fare shtatzanin e sot me vjen shume keq qe Nuk e pata at mundesi. Kam lind duke qen vetem pa pasur asnjeri afer se te mit erdhen nje dit mbrapa . Me lindjen e djalit gjerat ndryshun Nuk isha kohe te mendoja se duke qen vetem Nuk kishte kush ma mbante o me ndihmonte per asgje. Sot djali im eshte 2 vjec une me Ish te dashurin tim Nuk kam pas me asnje kontakt dhe Pse ai ka mar shoqerin time shpesh ne tel per me dite di eshte djali dhe une duke i them qe do te njofi djalin por qe smund te ndahet . Une at njeri Nuk arrij dot ta urrej Nuk e harroj dot ma kujto djali ne Cdo pjes te fytyres eshte ai. Kam provuar te rifilloj jeten ime me meshkuj tjere se shyqyre shtatezania Nuk me ka len asnje pasoj fizike por e kot Nuk arrije dot te ambjentohem. Jeta ️ime eshte bere vec rreth djalit , do doja shume ta harroja at njeri te rifilloja nje ndjenje tjeter por Nuk e di si, shume here i thoja vetes qe he se thojn qe me kohe do kaloj gjithcka do e harrosh do e urresh, shif ️ca te beri te la ne rrug me barkun tek goja, me duket sikur Nuk Kam me respekt per Veten por Nuk e di sì ta heq nga zemra.

Letra 7
Ah moj Anabel,  Edhe une,si gjithe te tjeret duke e ditur qe e kam gabim, prap vazhdoj e gaboj. E si mos gabosh kur pavarsisht se mund te jete data 1 apo pavarsisht se mund te jete e Hene, je ti ajo qe duhet te shkosh ne supermarket per te bere pazarin. E si do i shofim telenovelat turke pa i shtyre me ndonje cokollate, patetina apo gjerat me te keqija te mundshme per shendetin e celulitin? Po pastaj, kot te shkosh ne palester, se po vazhdove te konsumosh keto, sikur nuk ja vlen..."po ja, se sa te vi e Hena, do ha vetem fruta e perime. Epo mire, meqe te Henen, do filloj te ha shendetshem, atehere sot po ha dhe kete cokollaten, se nje here me shume,nuk u be nami". E keshtu o Anabel,vazhdoj gaboj dhe une,cdo te Hene e cdo date 1 te cdo muaji duke e ditur gabimin tim 

Letra 8
Mirmbrema .  Une ne jete kam bere shume gabime por ate gabim nk do ta harroj dot kurre sado vite qe te kalojne . Un ai djaloshi qe nk linte 2 gur tok nk lija vend pa vajtur pa levizur do me vinte dita qe do lendohesha shume edhe nuk do ta harroja kurre . Kam qene 8 vjec per 9 . Ishte vere edhe un si capken doja te dilja ne dreke per te blere fara dhe akullore por nuk e dija qe ishte dikush qe ate akullore do ma bente jeten sterr . Ishte nje djale 17 vjec kishte kohe qe me ndiqte cdo hap . Nuk me shkonte ne mendje se e kishte me mua . Un shkoj ne dyqan edhe blej edhe kur u ktheva nuk kalova nga rruga paresore qe te shkoja ne shtepi por i rash nga rruga dytesore se vura re qe ky po me ndiqte . Ia un gomari i ndrituri i perendise kaloj nga rruga dytesore ku nk ka levizje nuk te shikon askush . Ky tipi ate po priste ndoshta dhe un ate gabim bera . Vjen edhe me kap nga mbrapa me force . Me kap duart edhe gojen ma mbyll . Me kercenon qe nqs bertas do lendohesha . Me zuri frika . Hera e par qe un mdjeja frike cfare do me ndodhte . Me merr me force edhe me con ne nje gabine te braktisur me detyron te prek ate . Me prek me force . I jam lutur te me leshonte i jam pergjeruar te me linte . Askujt ne jet nuk i jam lutur aq sh dhe jo me ti pergjerohem . Me perdhunoi , nuk i mori parasysh lutjet e mia pergjerimet e mia por ma beri diten nat . I shpetoj ne nje sekonde edhe as vet nuk e di sesi i kam ikur . Shkoj ne shtepi me vrap edhe futem ne banj . Kam ndenjur me ore te tera . Frike kisha te tregoja . Nuk do me besonte njeri . Babi do me godiste . Edhe nuk kam treguar . Mami me nis ne dyqan pas 3 oresh . Ky me priste aty jashte te lagja ime . Sa e kam pare jam futur me vrap ne shtepi . Beja gabime vetem qe mami te me denonte te rrija ne shtepi . Me ka denuar 1 muaj qe mos te dilja nga shtepia . Kur dal perseri ai aty perseri . Kam tentuar edhe te vras veten disa her por nk e beja dot nk kisha guxim . Kur fillon shkolla me duhet te dilja . Rash qetesi nuk po e shikoja me ate . Edhe jeta filloj te me ndryshonte . Nga ai djali capken u bera i ndrojtur . U mbylla ne vetvete . E urreja me shpirt . Pse mua ?? Cfare kisha ber ?? Ehhh do vinte edhe ajo dit qe do e shikoja perseri . Kaluan 10 vjet kur mund te thuash qe e kisha harruar . Ate fytyr nk mund ta harroja kurren e kurres . Ishte korrik edhe un kisha dale xhiro me shoket dhe kur dikur nja 20 metra larg meje ishte ai . Me ra bota mi koke . Me zuri frika paniku . Po dridhesha i gjithi edhe gjeja e par qe kam ber kam ndrru rruge edhe u ktheva me kurriz nga ai . Un isha kthyer ne i djale frikacak , asnje mashkull nk me prekte dot me . As babin nk e lejoja te me prekte se me vinte veshtire .  E mallkoj me shpirt ate legen . Zoti ka per ta denuar po atje ku do ti dhemb me shume . Nuk e degjove lutjen e nje djali te pafajshem . E di qe do me shani sepse pse nk e mbrojta veten por nk kisha fuqi isha vetem 8 per 9 vjec .

Letra 9
Prsh Anabel.. Dhe un si cdo njeri gaboj, por gabimi im i vetem dhe qe me vjen shume zor nga vetja esht qe kam tradhetuar te fejuarin disa her. Kjo ka ndodhur jo dhe per shkakun tim se largesia ben te veten. Historia ime ka ndodhur para 4 viteve kur isha ne gjimnaz nga qefi dhe fillimet e Adoleshences filloj te me pelqej nje djale u njohem shum pak muaj dhe aty lidhem fejes por ai nk jetonte ne shqiperi dhe ky qe shkaku. Theksoj dhe i fejuari me don marrezisht dhe per kte ndihem ne faj . Njihem me nje djal tjeter 10 vite me te madh se vetja me pelqente shum po ashtu dhe ai mua filluam nje lidhje te dy (qe akoma vazhdon) e duuua marrezisht me ka kerkuar shume her te ndahem nga i fejuari por nga mentaliteti shqipetarit qe: "femra po u fejua te ndahet esht KURV" nk mundesha te ndahem nga frika se mos bente marrezira djali ne fjale e "detyrava" dhe te fejohej. Shkurt pa u zgjatur me ai u fejua u martua ka dhe nje bebe por ne akoma flasim e duhemii shume dhe qe un perseri jam duke pritur te "fejuarin" te kthehet nje dit. Me jepni nje mendim ju lutem sa me te sinqerte se po cmendem sdi me ke te flas e te hapem po plas vet me veten cdo nat Ps: mund te komtoni si te doni por dhe ju komentues te "ndershem" gaboni.

Letra 10
Pershendetje Anabel ! Ju lutem publikoje kam nevoj per mendimin e te gjithve dhe per moralistat se ne fakt dhe ato te drejt kan ne shume raste se flasin pa u perfshire me ndjenja.Gabimi im eshte se vazhdoj te qendroj me te dhe pse e di se nuk duhet ...Jam e fejuar ka shume kohe qe jam e fejuar,e dua shume te fejuarin po ai ben shume gabime te medha (tradheti,genjeshtra ,mashtrime etj etj ) dhe gjithmon thot qe do ndryshoj por prap del nje gje tjeter,nderkoh mua mundohet t'me mbaj shume mbyllur dhe ne pune me zi me le te shkoj ,ka shume kohe qe sjam zene me dhe kam anashkaluar c'do gje pasi jam lodhur shume me ''ndahu-pajtoju'',dhe tani kam mar nje vendim ,Ai mendon se une po i pranoj gjithcka por une dua te ik diku jasht pa ju then gje pasi e kam diskutuar me familjen dhe me kan then qe do me nxjerrin nga shpia nqs prish fejesen.Akoma nuk e kam menduar si dhe ku, por po mbledh te ardhurat per kte gje .Nuk e di a eshte vendimi i duhur po dhe kshu nuk mundem me ...te lutem anonim Dhe njeher te luteeeeeem postooje

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb