Celebrity

Kaq shumë këngë për ish-at! Dedikimi i Miley Cyrus për ish-bashkëshortin rrëfen marrëdhënien e tyre

Shkruar nga Anabel

13 Janar 2023

Kaq shumë këngë për ish-at! Dedikimi i Miley Cyrus për
Youtube

Jua thamë që Miley Cyrus kishte gati këngën e re dhe do ta publikonte për ditëlindjen e ish-bashkëshortit, Liam Hemsworth?

Bukur, ditëlindja është sot dhe “urimi” i Miley-t tregon se si ishte marrëdhënia e ish-çiftit të famshëm, të cilët u ndanë në mënyrë jo dhe aq paqësore.

“Ne ishim mirë, ishim të artë

Lloji ëndrrës që nuk e shet dot

Ishim të duhurit, deri në momentin që nuk ishim më

Ndërtuam një shtëpi dhe e pamë tek digjej”

Më pas, vijon:

“Hmm, nuk doja të të lija, nuk doja të të gënjeja,

Nisa të qaja, por pastaj u kujtova se unë…

Mund t’i blej lule vetes

Të shkuraj emrin tim mbi rërë

Të flas me veten për orë të tëra,

Ta bëj veten të kërcejë

Mund të mbaj vetë dorën time

Po, mund ta dua veten më mirë sesa më do ti
 
“I leva thonjtë në (ngjyrë) të kuqe qershi

Që të dukeshin si trëndafilat që ti le pas

S’ka keqardhje, as pendime

Harrova çdo fjalë që ti the”

Miley e ka shprehur në disa këngë (kush mund ta harrojë “Wreacking Ball”?) se nuk donte t’i jepte fund marrëdhënies me Liam, por gjërat rrodhën në këtë mënyrë.

Ajo dhe aktori kanë qenë të lidhur për vite me radhë, u martuan në dhjetor të vitit 2018 dhe u divorcuan në janar të 2020-ës. Edhe pse vijuan jetën me partner të ndryshëm, sërish Miley ka gjëra për të thënë rreth marrëdhënies së tyre.

Të tjera këngë që Miley ka shkruar për Liam? Urdhëro një listë:

"Plastic Hearts"

"Midnight Sky"

"Slide Away"

"Malibu"

"Drive"

"Someone Else"

Artikuj të sugjeruar:



 

MOS I HUMBISNI