TV Mania

Ambulanca në “BBVA”: Ç’i ndodhi Kiarës?

Shkruar nga Anabel

12 Janar 2023

Ambulanca në “BBVA”: Ç’i ndodhi Kiarës?

Moderatorja Kiara Tito ka pësuar një incident, mesa duket serioz brenda shtëpisë “BBVA”. Ajo ishte duke luajtur me karrigen, teksa është rrëzuar në tokë dhe ka shpërthyer në lot.
 
Menjëherë banorët u lajmëruan të mos e lëvizin Kiarën, pasi ambulanca dhe ekipi me mjekë ishin njoftuar dhe po shkonin drejt shtëpisë për t’i dhënë ndihmën e duhur.

Ambulanca në “BBVA”: Ç’i ndodhi Kiarës?
 
Kiara, e shtrirë në tokë, u tha banorëve se ka shumë dhimbje. “Kam dhimbje muskulare. Ju betohem, nuk tallem! Kam shumë dhimbje!” tha moderatorja e përlotur.

Produksioni njoftoi se për shkak të gjendjes shëndetësore, Kiara u shoqërua në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe do t'i bashkohet sërish banorëve pasi shëndeti i saj të përmirësohet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Artikuj të sugjeruar: