TV Mania

“Ke për t’u penduar që ke shkelur në këtë shtëpi”: Luizi përfshihet në një tjetër debat me Oltën

Shkruar nga Anabel

12 Janar 2023

“Ke për t’u penduar që ke shkelur në këtë
@bigbrotheralb_vip/ Instagram

Luiz Ejlli është kryefjala e 2 ditëve të fundit, që pas ngjarjes së ndodhur në “Prime” të martën. Ndonëse ai ka mbështetjen e publikt, sërish në shtëpi, po haset me disa situata të vështira, si mosbesim, skepticizëm dhe debate.
 
I fundit, është debati i ndezur me Oltën. Luizi tha se Olta ka frikë nga ai dhe se do ta përdorë historinë e ndodhur deri të shtunën, për të përfituar prej saj.
 
“Ajo më ka frikë. Është e ndërgjegjshme dhe e di çfarë e pret”, tha Luizi.
 
“Frikë, unë, nga ti?”, e pyeti Olta dhe më pas e quajti ajo “frikacak”. Ajo vijoi duke e mbrojtur mendimin e saj dhe tha se nëse do të kishte frikë nuk do të shprehej fare për Luizin.
 
Ky i fundit, e kërcënoi se: “Të dielën, kur të hapë sytë në mëngjes, ka për t’u penduar për ditën që ke shkelur në këtë shtëpi, ti bashkë me dramat e tua”, tha Luizi, duke theksuar se deri të shtunën nuk ka asnjë forcë, më pas do të ndryshojnë gjërat.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


Kjo është ndoshta hera e parë që Luizi e kërcënon hapur dhe seriozisht konkurrenten tjetër, pas gjithë debateve që kanë ndodhur mes tyre. Shumë shpesh, ata kanë pasur përplasje të ndryshme dhe sot në mëngjes, sërish Luizi i përmendi ditën e diel, duke thënë: “E kupton çfarë ke për të kaluar nga e diela e pas?”, ndërsa Olta i tha se nuk merret fare me të.

Edhe të martën, Olta ka qenë ndër të parat që ka dalë kundër Luizit duke e akuzuar si mashtrues, edhe pa kryer konkurrenti analizat.

Nuk e dimë se si do të jetë situata dhe ç’ka planifikuar Luizi, ndërkohë pjesa më e madhe e komentuesve vijojnë ta mbështesin këngëtarin dhe lojën e tij.

Artikuj të sugjeruar:

 

MOS I HUMBISNI