Metropolitan

Ndahet nga jeta në moshën 56-vjeçare supermodelja Tatjana Patitz

Ndahet nga jeta në moshën 56-vjeçare supermodelja Tatjana
Getty Images

Supermodelja gjermane Tatjana Patitz është ndarë sot nga jeta, për shkaqe që ende nuk janë bërë publike, duke lënë pas një trashëgimi të pasur me momente ikonike nga paraqitjet e saj nëpër pasarela.

E cilësuar si një prej “modeleve europiane më shik”, Tatjana u bë shumë e famshme në vitin 1988, kur u fotografua nga legjendari Peter Lindbergh.

Një nga momentet më të bukura të karrierës së saj është kur u bë pjesë e prezantimit të koleksionit “Freedom ‘90”, i krijuar nga George Michael. Tatjana eci në pasarelë së bashku me Cindy Crawford, Christy Turlington, Naomi Campbell dhe Linda Evangelista.

Gjatë karrierës së saj, Tatjana modeloi për marka të mirënjohura si: Chanel, Donna Karan, Vivienne Westwood dhe shumë të tjera. Shfaqja e saj e fundit do të ishte në 2019-ën, në Javën e Modës në Milano, ku ajo prezantoi veshje të koleksioni vjeshtë-dimër të markës Etro.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tatjana Patitz (@tatjanapatitz)

Ajo lindi në 25 mars të vitit 1966 në Hambur dhe ishte nëna e një djali, Jonah, i cili ka lindur në nëntor të 2004-ës. Patitz kishte një dashuri të jashtëzakonshme, veçanërisht për kuajt dhe madje ishte ambasadore e “American Wild Horse Sanctuary”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tatjana Patitz (@tatjanapatitz)

Edhe pse supermodelja zgjodhi një jetë private, larg tapetit të kuq dhe paparacëve, duke e rritur djalin e saj në privatësi, sërish karriera e saj është fantastike dhe ikonike.

Ndahet nga jeta në moshën 56-vjeçare supermodelja Tatjana
Getty Images

REELS

Nëse shikoni “tym” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk është zjarr! Banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë zgjedhur Geek Bar.💨🔥 #geekbaralbania #evapifyalbania

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

The supermodel Tatjana Patitz passed away at the age of 56

Ndahet nga jeta në moshën 56-vjeçare supermodelja Tatjana
Getty Images

German supermodel Tatjana Patitz has passed away today, for reasons that have not yet been made public, leaving behind a rich legacy of iconic moments from her catwalk appearances.

Described as one of the "most stylish European models", Tatjana became very famous in 1988, when she was photographed by the legendary Peter Lindbergh.

One of the most beautiful moments of her career is when she became part of the presentation of the collection "Freedom '90", created by George Michael. Tatjana walked the catwalk alongside Cindy Crawford, Christy Turlington, Naomi Campbell and Linda Evangelista.

During her career, Tatjana modeled for well-known brands such as: Chanel, Donna Karan, Vivienne Westwood and many others. Her last show would be in 2019, at Milan Fashion Week, where she presented clothes from the autumn-winter collection of the brand Etro.

Ndahet nga jeta në moshën 56-vjeçare supermodelja Tatjana
Getty Images

She was born on March 25, 1966 in Hambur and is the mother of a son, Jonah, who was born in November 2004. Patitz had an extraordinary love, especially for horses, and was even an ambassador for the American Wild Horse Sanctuary.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tatjana Patitz (@tatjanapatitz)

Although the supermodel chose a private life, away from the red carpet and the paparazzi, raising her son in privacy, her career is still fantastic and iconic.

Ndahet nga jeta në moshën 56-vjeçare supermodelja Tatjana
Getty Images