Celebrity Style

Hailey Bieber ka zgjidhjen perfekte për këto ditë (të ngarkuara) dimri!

Shkruar nga Anabel

11 Janar 2023

 

Hailey Bieber ka zgjidhjen perfekte për këto ditë (të
Photo Credits: Getty Images

Edhe nëse s'jeni ekspertë të modës mund ta keni vënë re fiksimin e vazhdueshëm të ikonave të modës me vitet 2000.

Nëse ka një trend të asaj kohe që nuk ka ndërmend të ikë as në vitin 2023, ai është trendi i palltove të mëdha! Ndërsa "ambasadorja" më e mirë e këtyre palltove është padyshim Hailey Bieber.

Ky stil veshjeje është ideal për ditët e ftohta e të ngarkuara me punë.

- Së pari, do të jeni shumë ngrohtë nën një pallto të gjerë (oversized).

Hailey Bieber ka zgjidhjen perfekte për këto ditë (të

- Së dyti, mund të dukeni "trendy" edhe pa shumë përpjekje sepse 90% e veshjes do të jetë e mbuluar nga palltoja. Kjo do t'ju ndihmojë edhe që të mos stresoheni shumë me pyetjen "çfarë do vesh nesër".

Hailey Bieber ka zgjidhjen perfekte për këto ditë (të

- Së treti, e gjithë veshja në tërësi do duket shumë stil dhe ju mbi të gjitha do ndiheni rehat.

Hailey Bieber ka zgjidhjen perfekte për këto ditë (të

Prandaj, në kombinimin e radhës mund të frymëzoheni lirisht nga Hailey ose personazhe të tjerë, stili i të cilëve përshtatet me ju!

Hailey Bieber ka zgjidhjen perfekte për këto ditë (të

Burimi: Glamour

MOS I HUMBISNI