TV Mania

'Sëmundja e pashërueshme e Luizit': Historia pas rrëfimit të dyshimtë

Shkruar nga Anabel

10 Janar 2023

'Sëmundja e pashërueshme e Luizit': Historia pas

Spektakli i radhës në "Big Brother Albania VIP", nisi me historinë e Luizit dhe sëmundjen e rrallë për të cilën ai i ka treguar Kiarës.

Në dhomën e rrëfimit, Luizi ka thënë se i gjithë rrëfimi i bërë ndaj Kiarës është "historia e një shoku". 

"Vjen një moment që njeriu do të flasë dhe për njerëz të tjerë, jashtë shtëpisë, pa thënë emra."

I përlotur, Luizi ka thënë se qëllimi i tij është ta ndihmojë financiarisht mikun e tij me kurimin dhe madje kjo është dhe një nga arsyet pse ka hyrë në Big Brother.

Megjithatë, rrëfimi i Luizit ishte në vetën e parë - gjë që solli një konfuzion tek banorët, shikuesit dhe sigurisht edhe tek Arbana. Pyetur disa herë nga kjo e fundit, Luizi shtoi:

"Pata simptoma të ngjashme me atë të mikut tim dhe më kapi frika...[...]" Nuk dua që njerëzit të më shohin nga ai Luizi që qesh, që bën batuta dhe që më pëlqejnë për lojërat e mia, në atë Luizin që e 'mëshirojnë'."

Ndërkohë që rezulton se analizat janë bërë dhe nuk ka patur asnjë problem shëndetësor me to, mbetet ende e paqartë arsyeja pas rrëfimit, tashmë të dyshimtë.

MOS I HUMBISNI