Gwyneth Paltrow ka luajtur në plot 56 prodhime kinematografike, sipas IMDB, por mesa duket, e kishte harruar që ka pasur një rol edhe në filmin “Spider-Man: Homecoming”.
Sigurisht, me gjithë këtë karrierë mbi supe, Patrow nuk mund të mbajë mend çdo rol, por “Spider-Man: Homecoming” ka pasur një famë shumë të madhe, për më tepër ka kushtuar edhe diku te 800 milionë dollarë.
Aktorja u surprizua pa masë kur mësoi për të parën herë se ka pasur një rol në filmin me superheronj. Ajo e mori vesh në episodin e “Chef Show” në Netflix, nga John Favreau.
Gwyneth Paltrow genuinely did not know she was in "Spider-Man: Homecoming" so this adorable interaction from "The Chef Show" is easily my favorite thing on the internet today pic.twitter.com/lc3VlSs1Hp
— Jarett Wieselman (@JarettSays) June 7, 2019
Ai i tha se për të krijuar “Chef Show” u frymëzua nga koha kur po xhironin për “Spider-Man: Homecoming” dhe Gwyneth i tha se nuk kishin qenë pjesë e këtij kasti.
“Po”, kemi qenë tha John, dukshëm i surprizuar dhe aktorja këmbënguli dhe tha se ajo ka qenë të saga e Avengers.
Më pas, John i rikujtoi se ishin në një skenë në fund të “Homecoming” dhe në atë moment, aktorja u kujtua, ose bëri sikur u kujtua.
“Ky ishte Spider-Man?”, pyeti ajo dhe u lumturua që iu shtua edhe një tjetër rol në repertor.
Me thënë të drejtën, ajo ka qenë pjesë e filmave të “Marvel” që prej vitit 2008, ndaj ndoshta i ka ardhur në majë të hundës me filmat me superheronj.
Artikuj të sugjeruar:
- Gwyneth Paltrow tregon si ndihet kur sheh ish-in e saj me Jennifer Lopez
- Aktorja thotë se mëngjeset që i gatuan partnerit janë një ‘deklaratë feministe’, por ç'lidhje ka?
- Ç’mendon bashkëshorti i Gwyneth Paltrow për marrëdhënien e saj speciale me ish-in, Brad Pitt?
- 50-vjetori i aktores: Në vend të fotove nudo, duhet të kishte marrë vëmendje urimi i saj për veten!