Top List

Vjedhje të jashtëzakonshme: 10 raste të grave mashtruese që tronditën shqiptarët

Shkruar nga Anabel

10 Janar 2023

Vjedhje të jashtëzakonshme: 10 raste të grave mashtruese që

Rozeta Dobi – Alda Klosi (Kush vodhi kë?)
Vjedhje të jashtëzakonshme: 10 raste të grave mashtruese që
Rozeta Dobi, një sanitare (mendohet në bashkëpunim me të birin), vodhi Alda Klosin, ish-shefen e kabinetit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, në banesën e saj me qira. 49-vjeçarja dhe djali i saj ndodhen pas hekurave nën akuzën se kanë vjedhur 120 mijë euro, para dhe bizhuteri në banesën e ish-shefes së kabinitetit. Në banesën e tyre u sekuestuan edhe mbi 400,000 euro të zbuluara në tubin e aspirimit, para që tashmë mbeten pa pronarë. Gjithë çështja është një dilemë e madhe: Ku i gjetën nënë e bir kaq shumë para? A i përkasin apo jo Alda Klosit? Nëse po, si i justifikon një ish-punonjëse e shtetit kaq shumë para? Nëse jo, a bëhet fjalë për zyrtarë të tjerë? Hetimet vazhdojnë.

Maksude Kadena
Vjedhje të jashtëzakonshme: 10 raste të grave mashtruese që
Në fillim të viteve ’90, saktësisht më 1993, Maksude Kadena tërhoqi rreth vetes një numër të madh shqiptarësh, të cilët dëshironin të vendosnin paratë e tyre në një skemë piramidale, me shpresën për të marrë më shumë. Maksudja, e njohur edhe si Sudja, një grua e komunitetit rom, tërhoqi shumë klientë duke përdorur një sferë në dukje prej kristali si një orakull duke pretenduar se parashikonte fitimet e investitorëve të huaj.

Sudja, që më parë kishte punuar si rrobalarëse dhe punonjëse në një fabrikë këpucësh, ia doli t’i bindte klientët e saj. Sipas dokumenteve të siguruara nga Shqiptarja.com në 2018-n, rezultoi se pasuria e subjektit “Sude” përmblidhej në vetëm 5,531,606 lekë, ndërkohë që detyrimet ndaj personave të tretë shkonin më shumë se 39.2 miliardë lekë sipas kursit aktual të këmbimit valutor.

Në vitin 1996, Sudja ishte e para firmë piramidale që falimentoi duke shkaktuar efektin domino te të gjitha firmat e tjera, gjë që nxiti konflikte të ashpra civile. Kur u arrestua, Sudja u gjet duke ngrënë bukë me gjizë në një apartament të shkatërruar dhe në 2001-shin u dënua me pesë vite heqje lirie.

Shemsie Kadria
Vjedhje të jashtëzakonshme: 10 raste të grave mashtruese që
Gjatë viteve 1995-1997, Shemsie Kadria, ish-presidentja e firmës piramidale “Gjallica”, mashtroi rreth 70,000 kreditorë, të cilëve u mori para me fajde. “Gjallica” vepronte në qytetin e Vlorës dhe falimentoi në shkurt të 1997-s, gjë që nxiti protestat e dhunshme në Vlorë që u shndërruan më pas në rebelim kundër qeverisë. Në janar të 2001, Gjykata e Tiranës e dënoi me 17 vite burg ish-presidenten e “Gjallicës”, ndërsa në 2007-n u la e lirë falë amnistisë së presidentit të asaj kohe, Alfred Moisiu.

Në mars të 2013-s, Shemsie Kadria u shpall sërish në kërkim sepse akuzohej nga Prokuroria se kishte zhvilluar një tjetër aktivitet duke mashtruar me shuma të mëdha parash. Ajo u denoncua nga tre qytetarë të ndryshëm, që thanë se u ka marrë nga 30,000 – 60,000 euro për prenotime apartamentesh, të cilat më pas nuk ua ka dhënë. Një vit më vonë, u shpall e pafajshme.

Violeta Petro
Vjedhje të jashtëzakonshme: 10 raste të grave mashtruese që
64-vjeçarja Violeta Petro u arrestua në gusht të vitit 2019 me akuzën e mashtrimit, fshehjes së të ardhurave dhe mospagimit të taksave dhe tatimeve. Petro mashtronte biznesmenë duke u premtuar projekte të mëdha ndërtimi të financuara nga UNICEF. Ajo paraqitej si përfaqësuese e UNICEF dhe pasi i mashtronte, u merrte fonde për përfitime personale. 64-vjeçarja u ofronte bizneseve që të bëheshin pjesë e projekteve, kryesisht që lidheshin me kopshte, çerdhe dhe azile për pleqtë, por fillimisht duhet të paguanin 1% të vlerës së projektit. Nga kallëzimet në polici, u vërtetuan dy raste mashtrimi me vlerë 60,000 dhe 32,000 dollarë. Më pas, numri i denoncimeve shkoi në 9.

Luli dhe Adelia Makashi
Vjedhje të jashtëzakonshme: 10 raste të grave mashtruese që
Përmes një agjencie punësimi me emrin Ande-Lm, Luli dhe Adelia Makashi mashtruan 225 shtetas shqiptarë, me pretendimin se do t’i dërgonin në Kanada me viza pune ose studimi. Sipas dokumenteve të siguruara nga Prokuroria, nënë e bijë kërkonin nga 2,000 deri në 10,000 dollarë për person në mënyrë që të bënin të mundur dërgimin në Kanada. Ato u arrestuan në 2016-n. Pak para arrestimit, për të fshehur gjurmët, e shitën kompaninë te dikush tjetër.

Si funksiononte skema e mashtrimit? Luli Makashi, administratore e kompanisë Ande-Lm, dhe Adelia si koordinatore, hiqeshin sikur ofronin shërbime ndërmjetësimi punësimi. Gjatë prezantimit të punës së tyre, përpara aplikantëve paraqiteshin njerëz që hiqeshin si përfaqësues kanadezë.

Olesia Duka
Vjedhje të jashtëzakonshme: 10 raste të grave mashtruese që
Stomatologia Olesia Duka, ish-bashkëshortja e Bojken Lakos, mashtronte qytetarët duke premtuar se do t’ua kthente paratë e marra borxh me një përqindje më të lartë, pasi biznesi i saj, një klinikë dentare, gjeneronte sasi të mëdha parash. Për dy vite, nga 2015-a deri në 2017-n, ajo arriti t’u marrë njerëzve që mashtronte një shumë financiare që u përllogarit nga prokuroria në totalin e 3,033,532 euro. Në shtator të 2019-s, Duka u dënua me 6 vjet dhe 8 muaj burg.

Amarilda Leka
Vjedhje të jashtëzakonshme: 10 raste të grave mashtruese që
Në 2019-n, Amarilda Leka, 33 vjeç, u arrestua nga policia pasi i kishte marrë 50,000 euro të afërmit të një të dënuari për vrasje. Leka shtirej si juriste dhe përpiqej t’u zhvaste para të arrestuarve, duke u premtuar se do të ndërhynte te gjyqtarët për t’i liruar. Kjo ishte hera e dytë që 33-vjeçarja arrestohet. Sipas Dosja.al, Leka u arrestua në vitin 2015 pas denoncimeve të shumta ndaj saj dhe u dënua me 2 vjet e 6 muaj burg nga Gjykata e Tiranës për veprën penale të “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që kryejnë funksione publike dhe akuzën e kallëzimit të rremë”.

Natasha Kaciqi
Vjedhje të jashtëzakonshme: 10 raste të grave mashtruese që
Në gusht të 2017-s, Natasha Kaciqi u arrestua nga policia së bashku me personin që bashkëjetonte, si bashkëpunëtorë për zhvatje parash. Kaciqi arriti t’i merrte një biznesmeni italian mbi të 50-at 33,000 euro duke i thënë se do të blinte një shtëpi në Shqipëri, ku do të jetonin bashkë. “Corriere del Veneto” shkroi asokohe se Natasha s’e bleu kurrë “shtëpinë e ëndrrave” për të cilën thuhej se biznesmeni kishte krijuar shumë iluzione. Ajo u nda prej tij dhe shkoi të jetonte me një burrë tjetër në Treviso.

Megjithatë nuk e ndërpreu komunikimin me italianin; Natasha e kërcënonte vazhdimisht se do t’i tregonte bashkëshortes së tij, nëse ai nuk i jepte para. Duke mos ditur ç’të bënte, biznesmeni kontaktoi me karabinierët, të cilët e këshilluan t’i mbante lojën dhe të linin një takim, kinse për t’i dhënë paratë.

Enertila Beqja
Vjedhje të jashtëzakonshme: 10 raste të grave mashtruese që
Enertila Beqja pretendonte se ishte aktorja venezueliane Elizabeth Gutierrez. Historia e saj me drejtorin e postës në Manzë, Durrës, ishte një ndër më të përfolurat në 2017-n. Barush Ahmeti deklaroi në polici se dëshironte të martohej me bjonden bukuroshe me të cilën ishte njohur në Facebook, me të cilën kishte komunikuar që në 2015-n. Sipas deklaratës në polici, Enertila i kërkoi si fillim 1,000 euro, ndërsa më pas dëshironte të tjera dhurata dhe sende si: dyshek, tre qenushë, papagallë, pistë vrapimi, të gjitha mobiljet e shtëpisë, telefona, bizhuteri etj., vlera e të cilave pretendohej se shkonte në afro 53 milionë lekë të vjetra.

Enertila përdorte profile me emra të rremë për të mashtruar persona të ndryshë. Beqja u dënua me 3.4 vite burg, nga të cilat kreu 9 muaj dhe u lirua në korrik të 2019-s, sepse kishte dy prindër të sëmurë dhe të paralizuar, për të cilët duhej të kujdesej.

- Artikull i ripublikuar; i përditësuar*

MOS I HUMBISNI