TV Mania

Robert Aliaj komenton ngacmimet e Kejvinës ndaj Kristit: ‘Është një provokim shumë i rëndë’

Shkruar nga Anabel

10 Janar 2023

Robert Aliaj komenton ngacmimet e Kejvinës ndaj Kristit:

Robert Aliaj i ka konsideruar si “presion psikologjik” ngacmimet që një prej konkurrenteve të “Big Brother VIP Albania”, Kejvina Kthella, ka bërë ndaj të birit, Kristit.

Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Roberti u shpreh: “Është vënë në pozitë të vështirë; është një provokim shumë i rëndë. Nëse një djalë do ta bënte këtë, pra do i kërkonte një vajze, aq më tepër publikisht, që ‘unë dua të fle me ty patjetër’ [do bëhej nami].”

Robert Aliaj komenton ngacmimet e Kejvinës ndaj Kristit:

Më tej, ai shtoi: “Ju nuk e kuptoni që në kokën e një djali, duke marrë parasysh atë egon mashkullore, ky është një presion psikologjik që mund të ketë pasoja të ai djalë, nëse nuk do të reagojë. Unë vura re me shqetësim përballjen brilante që bëri Kristi, vazhdimisht me humor dhe me një distancë.”

Më parë, Kristi është shprehur se “dikush me vlerë po e pret jashtë" dhe "brenda shtëpisë, nuk ka absolutisht asnjë tërheqje apo interesim". E megjithatë, kjo gjë nuk e ka penguar Kejvinën që ta ngacmojë – me fjalë, gjeste dhe duke iu futur në shtrat teksa flinte – gjithmonë në kontekstin e shakasë.

Robert Aliaj komenton ngacmimet e Kejvinës ndaj Kristit:

Nga ana tjetër, edhe Kejvina është shprehur se nuk ka asnjë interes romantik kundrejt Kristit, thjesht i pëlqen ta ngacmojë nisur nga fakti që ky i fundit ka vendosur disa barriera të padepërtueshme. Jo pak njerëz në internet vënë në dukje se duhen respektuar kufijtë e tjetrit.