Shqipëria

“Të varfërit vjedhin të pasurit”: Pse komentet për rastin e vjedhjes janë të gabuara

Shkruar nga Anabel

9 Janar 2023

“Të varfërit vjedhin të pasurit”: Pse komentet

Ky rast që do të lexoni nuk ka të bëjë me skenarin e “Parasite”, por me një histori të ndodhur në Shqipëri, ku një sanitare së bashku me të birin, vodhën qytetaren Alda Klosi në banesën e saj, pasi ajo u kishte besuar shtëpinë dhe banesën e saj.
 
Ngjarja ka ndodhur në “Rrugën e Kosovarëve” në Tiranë dhe sanitarja dhe i biri kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash.
 
Sipas “Klan TV”, së pari, u zbulua vjedhja e 120 mijë eurove, më pas nga përgjimet në dhomën e parabargimit, u kuptua se ishin fshehur më shumë se 400 mijë euro, si dhe sende me vlerën 8,500 euro, të fshehura në tubin e aspiratorit.
 
Alda Klosi, e dëmtuara, ka deklaruar se shifra që ajo zotëronte ishte 120 mijë euro dhe në total, me sendet dhe bizhuteritë e vjedhura, dëmi që sanitarja dhe i biri kishin shkaktuar, kapnin vlerën e 500 mijë eurove. Alda është një emër i njohur në administratë, pasi për një periudhë të gjatë kohore ka qenë ish-shefja e kabintetit ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.
 
Përpos çështjes së pasurisë së Alda Klosit, e cila pretendon se paratë i ka të deklaruara dhe se ia ka dërguar një afërmi, ajo që është vërtet shqetësuese, lidhet me komentet e njerëzve dhe reagimin e gazetarit Sokol Bregu nëpër rrjetet sociale, të cilët e quajnë krimin “të justifikuar”.
 
Ky rast nuk ka lidhje me një Robin Hood modern dhe as me një “bamirësi” alla Pablo Escobar, ku i varfëri vjedh të pasurin dhe i shpërndan paratë tek të tjerë të varfër.

Ky rast është një rast tipik kur njeriu vjedh njeriun, duke shfrytëzuar situatën, mirëbesimin e pronares së shtëpisë dhe sigurisht, përkon me pasurimin në mënyrë të shpejtë në kurriz të tjetrit.

“Të varfërit vjedhin të pasurit”: Pse komentet

“Të varfërit vjedhin të pasurit”: Pse komentet

“Të varfërit vjedhin të pasurit”: Pse komentet

“Të varfërit vjedhin të pasurit”: Pse komentet

“Të varfërit vjedhin të pasurit”: Pse komentet

Komentet dhe reagimi i gazetarit, sipas nesh, janë të gabuara, për disa arsye:
 
Së pari, sepse Alda Klosi e kishte punësuar sanitaren për profesionin dhe shërbimet e saj dhe e paguante pikërsisht për punën e kryer.
 
Së dyti, kemi edhe çështjen e mirëbesimit, pasi sanitarja kishte çelësat e shtëpisë prej 5 vitesh dhe për një periudhë kaq të gjatë kohore, ajo arriti të shfrytëzonte mirëbesimin e Aldës dhe të kryente një krim.
 
Së treti, meqë ra fjala te krimi, ky është një krim dhe është i dënueshëm, sepse nuk mund të vjedhësh dikë, sepse është më i pasur se ti dhe se ke në dorë çelësat e banesës së personit në fjalë.
 
E si përfundim, nëse Alda Klosi i ka vjedhur paratë apo jo, është një çështje që i takon drejtësisë dhe shtetit. Nuk mundet askush të kryejë vetëgjyqësi duke “vjedhur atë që ka vjedhur”, sepse krimi thjesht shumëfishohet dhe nuk ndal në asnjë moment zinxhiri i vjedhjes dhe krimit.
 
 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

MOS I HUMBISNI