Autobiografia “Spare” e Princit Harry pritet të shkaktojë edhe më shumë tension në monarkinë britanike. Vetë titulli i librit vjen nga një thënie e vjetër në qarqet mbretërore: se djali i parë është trashëgimtar i titujve, pushtetit dhe pasurisë, dhe i dyti, pra, është një rezervë (spare), nëse diçka i ndodh të parit. “Pse e shkroi librin?” ka qenë një nga pyetjet më të diskutuara në internet.
Princi Harry e përcaktoi vendimin për të shkruar një autobiografi si mjetin e tij të fundit, të nxitur nga fakti që familja mbretërore nuk i dëgjoi shqetësimet e tij, veçanërisht në lidhje me informimet në shtypin tabloid.
“38 vjet që historia ime u tregua nga kaq shumë njerëz të ndryshëm me një shtrembërim të qëllimshëm – u duk si një kohë e mirë për të zotëruar historinë time,” tha ai për Tom Bradby të ITV. “Unë … [kam] bërë gjithçka që mundem privatisht për të folur me familjen time. E gjëja më e trishtueshme në lidhje me këtë, Tom, është se nuk kurrë nuk duhej të ishte kështu. Asnjëherë nuk duhej të arrinim në këtë pikë.”
Ai i tha Anderson Cooper-it të CBS se "asgjë nga ato që kam shkruar...nuk ka për qëllim të lëndojë familjen time", por libri duhet të shkatërrojë "këtë ide se disi gruaja ime ishte ajo që shkatërroi marrëdhëniet midis këtyre dy vëllezërve".
Harry tha në ITV se kritikat për vendimet e tij për ta shkruar librin ishin të gabuara: “Nuk jam i sigurt se si sinqeriteti po djeg urat [e komunikimit]. Heshtja i lejon abuzuesit vetëm të abuzojë.”
Artikuj të rekomanduar:
- Princ Harry akuzon rëndë Camilla-n: ‘E rrezikshme’
- Harry flet për thashethemin nëse është vërtet djali biologjik i Charles (& tregon se ç'mendonte ai)
- 'Njollosi veten dhe ushtrinë': Harry kritikohet ashpër pasi tha se ka vrarë 25 talibanë
- Princ Harry thotë se një grua ‘me fuqi’ i transmetoi një mesazh nga Diana
- Princ Harry detajon sulmin fizik nga vëllai William në librin e ri
- Thuhet se në librin e tij “Spare”, princi Harry nuk do ta kursejë aspak Kate Middleton