Në dy puntatat e fundit të “Big Brother VIP Albania”, përpos sjelljes së banorëve dhe të gjitha veprimet që ndodhin brenda shtëpisë së famshme, njerëzit vunë re edhe se Arbana nuk ishte e qeshur dhe pozitive si përherë.
Herë me arrogancë, herë me ton të rëndë, Arbana “ua priste shkurt” konkurrentëve dhe dukej e nxehur me ta, por jo gjithçka është ashtu siç duket dhe këtë e konfirmoi vetë Arbana përmes një komenti.
Dikush i bëri pyetjen që na mundon të gjithëve: “Moj Arbana, si ka mundësi që këtë vit rri me nerva gjatë gjithë kohës? Na mungon ai pozitiviteti që jepje vitin e kaluar”, shkroi ndjekësja dhe Arbana iu përgjigj kështu:
“Vetëm se nuk qesh kur temat për të cilat diskutohet janë serioze, nuk do të thotë që “rri me nerva”. Edhe vjet ka qenë njësoj, edhe vitin tjetër do të jem njësoj. Po ju, nga vjet kujtoni finale, se ajo ishte e fundit dhe finalet janë gjithmonë të bukura. Pozitiviteti aty është gjithmonë se është pjesë e imja, nuk e zhbëj dot edhe sikur të dua”, u shpreh Arbana dhe ne kuptuam dy gjëra:
1. Do ketë “Big Brother VIP Albania” edhe vitin tjetër
2. Arbana gjithnjë është pozitive, edhe kur nuk do.
Artikuj të sugjeruar: