Celebrity

Ç’ndodhi? Adhuruesit e Celine Dion protestojnë para zyrave të Rolling Stone

Shkruar nga Anabel

7 Janar 2023

Ç’ndodhi? Adhuruesit e Celine Dion protestojnë para zyrave

Dhjetëra fansa të Celine Dion u mblodhën para selisë qendrore të revistës Rolling Stone në New York për të protestuar mbi faktin që ylli i muzikës nuk u përfshi në listën e “200 këngëtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave”.

Ç’ndodhi? Adhuruesit e Celine Dion protestojnë para zyrave

Prit, çfarë? Si mund të mungojë Celine Dion në listë? Madje pati edhe emra të rinj si SZA, Rosalía Adele dhe Taylor Swift – por, jo Celine Dion!

“Me gjithë respektin, të mos përfshish Celine Dion, padyshim teknikja më e mirë vokale e të gjitha kohërave, në këtë listë është tradhti," shkroi në Twitter producenti Jamie Lambert. Gjithashtu pati ankesa edhe për mungesën në listë të emrave si Dionne Warwick, Diana Ross dhe Sting.

Ç’ndodhi? Adhuruesit e Celine Dion protestojnë para zyrave

"Para se të filloni të lexoni (dhe të komentoni), mbani mend se kjo është lista e këngëtarëve më të mëdhenj, jo lista e zërave më të mëdhenj," shkroi Rolling Stone (a thua se këngëtarët nuk supozohet të përdorin zërin).

“Si mund të harrosh Celine?” shkruhej në pankartat e fansave. “Duam një rinumërim” lexohej diku tjetër. “Rolling Stone, ke goditur një ajsberg” shkroi dikush duke iu referuar mega-hitit të Titanikut, “My heart will go on”.

Ç’ndodhi? Adhuruesit e Celine Dion protestojnë para zyrave

"Shpresojmë që Rolling Stone do ta pranojë se ka bërë një gabim,” arsyetoi një tjetër fans. Disa, u treguan më të ashpër:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Red Heads (@celinedionaddicts_official)