Celebrity

“Urreja veten dhe trupin tim”: Billie Eilish flet pasiguritë që e kanë shoqëruar gjatë adoleshencës

Shkruar nga Anabel

5 Janar 2023

“Urreja veten dhe trupin tim”: Billie Eilish flet pasiguritë
Getty Images

Billie Eilish nuk ka hezituar të flasë hapur për marrëdhënien me trupin e saj. Ajo është përzgjedhur si imazhi në kopertinën e “Vogue US” për muajin janar dhe në intervistën ekskluzive, këngëtarja dhe fituesja e 7 çmimeve Grammy, foli për “inatin që ndiente ndaj trupit të saj”, për shkak të një dëmtimi që pësoi dhe që ndikoi edhe në karrierën e saj në kërcim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BILLIE EILISH (@billieeilish)

Billie u shpreh se në adoleshencë, kishte një marrëdhënie të ndërlikuar me trupin e saj.

“Në vitet e adoleshencës, e urreja veten dhe të gjitha përvojat që përjetova. Shumë prej tyre buronin nga inati që ndieja karshi trupit tim dhe isha e nevrikosur sepse po më shkaktonte shumë dhimbje. E dija që po humbja shumë për shkak të gjërave që i ndodhën trupit tim”.

Në moshën 13-vjeçare, këngëtarja pësoi një dëmtim në ijë dhe u diagnostikua me hipermobilitet*. Kjo shkaktoi edhe thyerjen e ëndrrës së saj për të vijuar karrierën në kërcim, por si përfundim, e orientoi drejt muzikës.
 
Hipermobiliteti prek nyje të ndryshme dhe bën që ato të shtrihen më shumë se normalja, duke shkaktuar dhimbje, si dhe vështirësi në kryerjen e aktiviteteve si kërcimi.
 
Por, duke u rritur, Billie mësoi ta dojë trupin e saj dhe ta pranojë atë. “Ndjeja sikur trupi im po më bënte gaslight për vite me radhë”, tha ajo. “Më është dashur të kaloj një proces dhe të kuptoj se “unë jam trupi im”, u shpreh ajo.
 
Eilish ka folur disa herë për raportin e saj me trupin. Për shumë vite, ajo vishte rroba të gjera në publik dhe koncerte, si një metodë për të hequr vëmendjen nga trupi i saj. Billie ka folur edhe për betejat e saj të vazhdueshme me ushqimin dhe shëndetin mendor.

 Artikuj të sugjeruar: