Në autobiografinë e tij të shumëpritur, “Spare”, Princ Harry tregon për atë që ai thotë se ishte një sulm fizik nga vëllai i tij, William, tani Princi i Uellsit, pasi marrëdhënia e tyre u prish për shkak të martesës së Harry-t me aktoren Meghan Markle, mëson Guardian.
Duke përshkruar konfrontimin në shtëpinë e tij në Londër në vitin 2019, Harry thotë se William e quajti Meghan "të vështirë", "të vrazhdë" dhe "indiferente".
Konfrontimi u përshkallëzua, shkruan Harry, derisa William “më kapi te jaka, duke më këputur varësen dhe...më rrëzoi në dysheme”.
Konflikti, për të cilin Harry thotë se rezultoi në dëmtim të dukshëm në shpinë, është një nga konfliktet e shumta në “Spare”, libër i cili do të publikohet në mbarë botën javën e ardhshme dhe ka të ngjarë të trondisë mbretërinë.
Titulli i librit vjen nga një thënie e vjetër në qarqet mbretërore: se djali i parë është trashëgimtar i titujve, pushtetit dhe pasurisë, dhe i dyti, pra, është një rezervë (spare), nëse diçka i ndodh të parit.
William u largua, thotë Harry, më pas u kthye "i penduar dhe kërkoi falje".
Pakënaqësia e Harry-t ndaj faktit që është gjithmonë i dyti është tema unifikuese e librit, përmes kapitujve mbi fëmijërinë, shkollimin, karrierën si mbretëror dhe në ushtrinë britanike, marrëdhëniet e tij me prindërit, vëllain dhe jetën e tij me Meghan.
- Thuhet se në librin e tij “Spare”, princi Harry nuk do ta kursejë aspak Kate Middleton
- “E ka derën të hapur”: Zërat thonë se mbreti Charles ende ka shpresë që të pajtohet me Harry-n
- Kate Middleton nuk ka gjë me Meghan, ama ndihet e tradhtuar nga princi Harry dhe nuk i vëmë dot faj
- Pas gjithçkaje që ka ndodhur (& pritet të ndodhë), pallati mbretëror nuk ka më besim te princi Harry