Einxhel ka patur disa mendime dhe histori për të ndarë me ndjekësit e saj në Twitter, lidhur me edicionin e dytë të "Big Brother VIP Albania".
"Ku ishin vjet rregullat", pyeti Einxhel fillimisht, duke u nisur nga fakti se këtë vit u morën masa për gjuhën fyese brenda shtëpisë, gjë që (sipas Einxhel) nuk ka ndodhur në edicionin e vjetshëm.
Megjithatë, moderatorja s'e ka lënë me kaq dhe ka vendosur të ndajë edhe një "funny story" (histori gazmore) - që duket se përfshin Olta Gixharin.
"Funny story: Në prill të ditëlindjes së Monikës, shkoj në tualet dhe dy vajza më njohën, më folën, më komplimentuan etj… Së bashku me to ishte dhe O, e cila bëri si e hutuar nga biseda jonë dhe kërkoi një ndjesë hipokrite që s’më njihte dhe se nuk e hapte kurrë TV e s’kishte parë apo dëgjuar për 'BBVA'… Heh”, shkroi Einxhel.
Dikush më pas i tha në Twitter, se Olta e paska përmendur brenda shtëpisë dhe madje ka komentuar rreth lidhjes së saj me Dagz. Edhe me këtë komentues, Einxhel vendosi të komunikojë, duke shkruar:
"Siç më kanë përmendur dhe shumë të tjerë me sa kam lexuar këtu…Por e çuditshme, pra, që live s'po e kuptonte për çfarë bëhej fjalë, s'po hynte dot në temë kur më pyetën: 'Ku është Dagz, ku po vendosni të jetoni apo si e ke krahun'…E çuditshme që aty brenda po u kujtohet të gjithëve se kush jam!"
Nëse edhe ju, si disa nga komentuesit e Einxhel, doni ta pyesni: Pse nuk shkon si opinioniste?
Fare e thjeshtë. Vetë Einxhel paska refuzuar të jetë e ftuar si opinioniste.
Më poshtë do të gjeni postimet e saj në Twitter: