Health

Varësia ndaj nikotinës: A mund të rrinë dot duhanpirësit pa pirë cigare?

Varësia ndaj nikotinës: A mund të rrinë dot
@bigbrotheralb_vip/ Instagram

Në “Big Brother Vip Albania” pamë një sfidë nga "Vëllai i Madh", i cili i "detyroi" banorët që të vraponin rreth pishinës për të fituar cigaret. Ajo që e përjetoi shumë keq sfidën ishte Kejvina, e cila u panikos dhe nisi të qante nga mungesa e cigareve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Por, a mund të rrinë dot duhanpirësit pa konsumuar cigare? Përgjigjja është paksa e ndërlikuar, pasi mund të rrinë në kushte të ndryshme, ose kur janë të vendosur që të heqin dorë nga varësia.

Por, të mos harrojmë se varësia ndaj nikotinës është shumë e vështirë dhe duke qenë se cigaret janë lehtësisht të aksesueshme, njerëzit priren t’i konsumojnë më shumë.

Nisur nga kjo, ja çfarë duhet të dini për varësinë ndaj nikotinës:

Varësia ndaj nikotinës del në pah në momentin që nuk rri dot pa nikotinë dhe do ta marrësh gjithmonë. Nikotina është elementi i gjendur në cigare dhe pikërisht ky element e bën shumë të vështirë të heqësh dorë nga duhani. Nikotina çliron efekte të kënaqësisë në trurin tënd, por këto efekte janë të përkohshme, ndaj ti kërkon një cigare tjetër, që t’i dhurosh trurit sërish kënaqësi.

Sa më shumë cigare të pish, aq më shumë nikotinë të duhet që të ndihesh mirë dhe kur mundohesh ta ndalosh, përjeton një gjendje jo të mirë mendore dhe ndryshime fizike.

Nuk ka rëndësi për sa kohë ke pirë duhan, gjithmonë ndalimi dhe heqja dorë e përmirëson shumë shëndetin tënd. E dimë që nuk është e thjeshtë, por ka shumë trajtime efektive, si dhe ndihmë nga mjekë profesionistë.

Si ta kuptosh që ke krijuar varësi ndaj nikotinës?

Nuk ndalon dot së konsumuari cigare

Kur tenton ta lësh, përballesh me ndjesi si: ankth, irritim, vështirësi në përqendrim, humor i keq, nerva, frustrim, uri, pagjumësi, në disa raste edhe diarre.

Vijon të pish cigare edhe pse qartazi, ke probleme shëndetësore

Heq dorë nga situatat dhe vendet ku nuk lejohet konsumimi i duhanit
 
Cilat janë disa situata ku ti kërkon me ngulm të pish një cigare?

Situatat më të zakonshme kur njerëzit mendojnë se u duhet një cigare janë:

Kur pi kafe ose ke pushim në punë

Kur flet në telefon

Kur pi alkool

Kur i jep makinës

Kur takohesh dhe kalon kohë me miqtë
 
Cilët janë faktorët që ndikojnë në konsumimin e cigares dhe varësinë e nikotinës?

Mosha – Shumica e njerëzve e nisin konsumimin e cigares në adoleshencë, ndaj sa më shumë kohë kalon, aq më shumë hasen me vështirësi për ta thyer ciklin e varësisë.

Gjenetika – Varësia ndaj nikotinës mund të jetë e trashëgueshme, pasi faktorët gjenetikë ndikojnë te receptorët e trurit dhe ata marrin kënaqësi më të madhe kur përballen me nikotinën.

Prindërit dhe të afërmit – Studimet tregojnë se fëmijët që rriten me prindër dhe familjarë që pinë cigare, janë më të prirur ta marrin këtë ves, pasi janë shumë kuriozë për të provuar cigaret.

Depresioni dhe sëmundje të tjera mendore – Shumë studime e lidhin depresionin dhe sëmundje të tjera si: skizofreni, PTSD, apo forma të tjera të sëmundjeve mendore me konsumimin e cigareve.

Abuzimi me substance të tjera – Njerëzit që konsumojnë alkool apo substance të paligjshme, janë më të prirur të konsumojnë duhan.
 
Cilat janë rreziqet që sjell konsumimi i cigares?

Sëmundje e mushkërive

Kancer në mushkëri

Lloje të tjera kanceri: në gojë, fyt, ezofag, laring, pankreas, veshka, leuçemi

Sëmundje të zemrës

Diabeti i tipit 2

Probleme me shikimin

Infertilitet ose impotencë

Imunitet të dobët dhe rrjedhimisht je prè më e lehtë e gripit dhe sëmundjeve sezonale

Probleme me dhëmbët
 
Si mund ta lësh duhanin dhe varësinë ndaj nikotinës?

Duket klishè, por është mëse e vërtetë: Ti duhet të kesh vullnetin dhe forcën e duhur për ta lënë duhanin! Është e vështirë, por ki parasysh se të gjitha simptomat janë të përkohshme dhe i gjithë mundi do të të shpërblehet.
 
Në rastet kur të duhet një ndihmë më e specializuar, kontakto me mjekun dhe merr trajtimet e sugjeruara për të shpëtuar nga kjo varësi.

REELS

Leku shkon te leku ore 🤓

Kripë në plagë 🤨

❣️👏

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? 🤓

Jeni gati për 11 korrik apo jo? 🤭

Nicotine Addiction: Can Smokers Live Without Cigarettes?

Varësia ndaj nikotinës: A mund të rrinë dot
@bigbrotheralb_vip/ Instagram

In "Big Brother Vip Albania" we saw a challenge from "Big Brother", who "forced" the residents to run around the pool to win cigarettes. The one who experienced the challenge very badly was Kejvina, who panicked and started crying because of the lack of cigarettes.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

But can smokers live without cigarettes? The answer is a bit complicated, as they can stick to different conditions, or when they are determined to give up the addiction.

Por, të mos harrojmë se varësia ndaj nikotinës është shumë e vështirë dhe duke qenë se cigaret janë lehtësisht të aksesueshme, njerëzit priren t’i konsumojnë më shumë.

Nisur nga kjo, ja çfarë duhet të dini për varësinë ndaj nikotinës:

Varësia ndaj nikotinës del në pah në momentin që nuk rri dot pa nikotinë dhe do ta marrësh gjithmonë. Nikotina është elementi i gjendur në cigare dhe pikërisht ky element e bën shumë të vështirë të heqësh dorë nga duhani. Nikotina çliron efekte të kënaqësisë në trurin tënd, por këto efekte janë të përkohshme, ndaj ti kërkon një cigare tjetër, që t’i dhurosh trurit sërish kënaqësi.

Sa më shumë cigare të pish, aq më shumë nikotinë të duhet që të ndihesh mirë dhe kur mundohesh ta ndalosh, përjeton një gjendje jo të mirë mendore dhe ndryshime fizike.

Nuk ka rëndësi për sa kohë ke pirë duhan, gjithmonë ndalimi dhe heqja dorë e përmirëson shumë shëndetin tënd. E dimë që nuk është e thjeshtë, por ka shumë trajtime efektive, si dhe ndihmë nga mjekë profesionistë.

Si ta kuptosh që ke krijuar varësi ndaj nikotinës?

Nuk ndalon dot së konsumuari cigare

Kur tenton ta lësh, përballesh me ndjesi si: ankth, irritim, vështirësi në përqendrim, humor i keq, nerva, frustrim, uri, pagjumësi, në disa raste edhe diarre.

Vijon të pish cigare edhe pse qartazi, ke probleme shëndetësore

Heq dorë nga situatat dhe vendet ku nuk lejohet konsumimi i duhanit
 
Cilat janë disa situata ku ti kërkon me ngulm të pish një cigare?

Situatat më të zakonshme kur njerëzit mendojnë se u duhet një cigare janë:

Kur pi kafe ose ke pushim në punë

Kur flet në telefon

Kur pi alkool

Kur i jep makinës

Kur takohesh dhe kalon kohë me miqtë
 
Cilët janë faktorët që ndikojnë në konsumimin e cigares dhe varësinë e nikotinës?

Mosha – Shumica e njerëzve e nisin konsumimin e cigares në adoleshencë, ndaj sa më shumë kohë kalon, aq më shumë hasen me vështirësi për ta thyer ciklin e varësisë.

Gjenetika – Varësia ndaj nikotinës mund të jetë e trashëgueshme, pasi faktorët gjenetikë ndikojnë te receptorët e trurit dhe ata marrin kënaqësi më të madhe kur përballen me nikotinën.

Prindërit dhe të afërmit – Studimet tregojnë se fëmijët që rriten me prindër dhe familjarë që pinë cigare, janë më të prirur ta marrin këtë ves, pasi janë shumë kuriozë për të provuar cigaret.

Depresioni dhe sëmundje të tjera mendore – Shumë studime e lidhin depresionin dhe sëmundje të tjera si: skizofreni, PTSD, apo forma të tjera të sëmundjeve mendore me konsumimin e cigareve.

Abuzimi me substance të tjera – Njerëzit që konsumojnë alkool apo substance të paligjshme, janë më të prirur të konsumojnë duhan.
 
Cilat janë rreziqet që sjell konsumimi i cigares?

Sëmundje e mushkërive

Kancer në mushkëri

Lloje të tjera kanceri: në gojë, fyt, ezofag, laring, pankreas, veshka, leuçemi

Sëmundje të zemrës

Diabeti i tipit 2

Probleme me shikimin

Infertilitet ose impotencë

Imunitet të dobët dhe rrjedhimisht je prè më e lehtë e gripit dhe sëmundjeve sezonale

Probleme me dhëmbët
 
Si mund ta lësh duhanin dhe varësinë ndaj nikotinës?

It seems cliché, but it's true: You must have the right will and strength to quit smoking! It's hard, but remember that all symptoms are temporary and all your hard work will pay off.
 
In cases where you need more specialized help, contact your doctor and receive the suggested treatments to escape from this addiction.