Celebrity

Si të gjithë ne, edhe Selena Gomez pret të gjejë dashurinë në 2023-shin

Shkruar nga Anabel

3 Janar 2023

Si të gjithë ne, edhe Selena Gomez pret të gjejë
Popsugar

Dje, në Instagram-in e Anabel, u hap tema e manifestimit dhe ne pyetëm ndjekësit se çfarë donin të manifestonin për këtë vit. Pas lekëve, përgjigjja e dytë më e zakonshme ishte një partner/e.

Si të gjithë ne, edhe Selena Gomez pret të gjejë

Si të gjithë ne, edhe Selena Gomez pret të gjejë

Nëse ju bën të ndiheni më mirë, edhe Selena Gomez të njëjtën dëshirë ka. Ajo është mëse pozitive dhe shpresëplotë që ky vit do t’i sjellë dashurinë dhe sipas burimeve, “është gati për t’u njohur me njerëz të rinj”.

Gomez ka folur për faktin që viti 2022 e gjeti dhe e la single, duke bërë shaka me statusin e saj romantik, përmes një videoje që postoi një TikTok. E ulur në divan, e rrethuar nga çifte të dashuruar, Sel tha: “Jo, jam shumë mirë. Ndihem mirë që jam single”.

*Narratori: Jo, Selena nuk ndihej mirë me këtë fakt*.

Prej kohësh, Selena nuk ka folur për asnjë partner në jetën e saj, ndoshta prej ndikimit të madh që pati media në lidhjen dhe më pas ndarjen e saj nga ish-partneri, Justin Bieber.

MOS I HUMBISNI