A e dini se, tani më shumë se kurrë, njerëzit po u vënë fëmijëve emra nga personazhe ikonikë të Disney? Të frymëzuar nga klasikë si "Bukuroshja e Fjetur" apo filma më të rinj si "Encanto" dhe "Frozen" - prindërit po gjejnë emra interesantë për fëmijët e tyre.
Në një studim të fundit, Confused.com vlerësoi se njerëzit po frymëzohen nga personazhe të Pixar, Marvel, Lucasfilm dhe më gjerë.
Një prej emrave më të përfolur dhe më të pëlqyer është "Aurora" (Bukuroshja e Fjetur), megjithatë ky emër nuk është i vetmi në listë. Ja cilët janë 10 prej emrave më të pëlqyer në përgjithësi nga Disney.
10. Cassian nga "Rogue One"
9. Belle/ Bela, nga "Beauty and the Beast" (E bukura dhe bisha)
8. Elsa nga "Frozen"
7. Nala nga "Lion King" (Mbreti Luan)
6. Tiana nga "Princess and the Frog" (Princesha & Bretkosa)
5. Kylo nga "Star Wars"
4. Troy nga "High School Musical"
3. Ariel nga "The Little Mermaid" (Sirena e Vogël)
2. Gabriella nga "High School Musical"
1. Aurora nga "Sleeping Beauty" (Bukuroshja e Fjetur) dhe "Maleficent"
Burimi: Pop Crush