Celebrity

“Është zhdukur!” Njerëzit janë të shqetësuar për Kanye West

Shkruar nga Anabel

29 Dhjetor 2022

“Është zhdukur!” Njerëzit janë të
HipHopDX/Cindy Barrymore

Kanye West bën lajm edhe kur nuk ndihet fare. Këtë herë, njerëzit janë shqetësuar për “mungesën” e reperit dhe kanë spekuluar se ai është zhdukur.
 
Lajmi bëri bujë pasi një ish-bashkëpunëtor kërkoi Kanye-n për t'i dorëzuar dokumentet e një beteje ligjore dhe nuk e gjeti askund. Pas kësaj, menjëherë, njerëzit, sidomos në Twitter, kanë postuar teoritë e tyre mbi “zhdukjen” e reperit.

Një postim që ra në sy ishte edhe ky: “Reperi i zhdukur Theophilus London, i cili ka bashkëpunuar me Kanye West nuk është parë prej muajsh, thonë familjarët”.

“Është fshehur nga turpi?”. “Ka nxehur personin e gabuar?”, thotë dikush, ndërkohë të tjera postime vijojnë të qarkullojnë nëpër internet.

"Si është zhdukur Kanye" pyet një person i konfuzuar nga situata.

"Theo i zhdukur, tani Kanye. Çfarë dreqin po ndodh?"

"Kanye West: Shumë njerëz janë zhdukur në Hollywood.

Njerëzit: Është i çmendur, mos e dëgjoni"...

"Dreqin, ku është Kanye?"

Është e paqartë nëse reperi thjesht po merr kohën e duhur për t’u rikthyer me bëmat e tij, situata është serioze, apo thjesht nuk ka më nerva të ndërveprojë me median dhe njerëzit, por e gjitha është tejet e çuditshme.

Artikuj të sugjeruar: