Stresi ka përmendur shpesh ish-bashkëshorten e tij, Keisin, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” dhe sot ndau me banorët një rrëfim për shëndetin e saj, si dhe arsyen pse e ka ende brengë.
View this post on Instagram
Ai u shpreh se Keisi “është një vajzë ekstremisht e fortë. 7 vjet më ka mbajtur në shpinë, me halle, me probleme, me të mira. Po ta them edhe një gjë: I ka dy “tumore”, se po hyjmë tani dhe po flasim për hallet e tjetrit. Tumor edhe një kist i ka të dy, ngjitur njëri-tjetrit”.
“Prandaj unë flas shpesh për të, sepse më ka mbetur një brengë shumë e madhe në shpirt…Mundet të më ndërrojë jetë vajza që s’e kam parë prej 3 vitesh”, u shpreh Stresi, duke krahasuar problemet e vogla të të tjerëve me atë të Keisit që sipas tij, i përket edhe atij.
“I ka dy vëlla, në kokë, ngjitur”, tha edhe njëherë Stresi, duke u përlotur, ndërkohë konkurrentët e inkurajuan të ketë besim.
Njerëzit nisën të komentonin rrëfimin e tij, pasi reperi tregoi diçka kaq personale të ish-partneres:
Shënim:Nuk kemi informacion nëse reperi është konsultuar më parë me ish-partneren për të ndarë një ngjarje kaq private dhe publikimi i këtij artikulli bazohet vetëm në fjalët që Stresi ka thënë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”.
Artikuj të sugjeruar:
- Mes trëndafilave dhe qirinjve, Stresi i kërkon konkurrentes ta ndihmojë të ribashkohet me Keisin
- Pas veprimeve të fundit të Stresit, njerëzit nuk ndalen së krahasuari reperin me Donaldin
- Diçka në ‘BBVK’ po u kujton njerëzve Borën dhe Donaldin
- Stresi kërkon të rikthehet me ish-bashkëshorten: Reagon Keisi